SHARE

“Intimiteti me një grua ose një burrë është shumë më i mirë se sa të kesh më shumë marrdhënie sipërfaqësore.

Dashuria nuk është një lule sezonale. Asaj i nevojiten vite për t’u rritur. Dhe vetëm atehërë kur të rritet, ajo shkon përtej biologjisë dhe fillon të ketë diçka shpirtërore në të.”

“Ju nuk jeni këtu për tu bërë vegël – kjo është nën dinjitetin. Ju nuk jeni këtu për tu bërë efikas gjithnjë e më shumë – ju jeni këtu për tu bërë i gjallë gjithnjë e më shumë; ju jeni këtu për tu bërë inteligjent gjithnjë e më shumë; ju jeni këtu për tu bërë i lumtur gjithnjë e më shumë, lumturisht i dalldisur.”

“Marrdhënia nënkupton diçka të kompletuar, të përfunduar, të mbyllur. Dashuria nuk është kurrë një marrdhënie; dashuria është lidhje. Ajo është gjithmonë një Lum, që rrjedh, pafundësisht. Dashuria nuk njeh pika. Muaji i mjaltit fillon por kurrë nuk mbaron.”

 

“Jetoje secilin emocion që e ndjen. Je ti… Lëri ato të dalin jashtë; jetoji ato, vuaji ato. Do të jetë e vështirë dhe e lodhëshme, por jashtëzakonisht shpërblyese… Kur njëherë ato të jetohen me vetëdije, po ndonjë ndrydhje, do të befasohesh që ato do të zhduken nga vetvetja.”

Osho