SHARE

Kam dashur, po dua tani më me zjarr,
Kam qenë shërbyes, tani jam një skllav,
Me ç’zell kam shërbyer këdo!
Por befas më ndezi kjo mike besnike,
Dhe nis ma shpërblen çdo dhimbje fisnike,
Për mua s’ka tjetër si kjo!

Besova, tani besoj me pasion!
Në shkon jeta mbarë a barra ngarkon,
Besimi prej teje s’mërgohet!
Po ngryset kaq shpesh, po erret e nxin,
Shtrëngon kaq brenga, rreziku arrin,
Por qielli nis prap kthjellohet!

Kam ngrënë, tani po ha sa për tre,
Më ndriti krejt shpirti e zemra më rreh,
Gjithçka e harroj mes dëfrimi!
Rinia më zjen bërtas e gajas,
Kam mall që të shtrohem ndër vene plot gas,
Ngjeroj, më shijo fort ushqimi!

Kam pirë më parë, tani s’le sapllak,
Dhe vera na ngre, na bën me çakmak,
Dhe gjuhën na zgjidh nga zinxhirat!
Nga vozat po zbrazet e rrjedh me rrëmbim,
Na ndez kaq dëshira, na ngjall kaq besim,
S’na ndalin hendeqet, rrëpirat!

Në valle jam hedhur, në valle marr zjarr,
Asnjë shilarthar dhe asnjë valltar
S’erdh rrotull në valle si flutur!
Dhe kush shumë lule ia doli të thurë,
Dhe kurrë s’i ndau, s’i shkeli në turr,
I mbeti kurora e bukur!

Ta thurim kurorën! Mos kini ngurrime!
Kush merr trëndafilin plot vese e shkëlqime
E çjerr vec pak gjemi i mprehtë.
Si dje edhe sot shkëlqejnë fort yjet,
Por larg mjaft i rrijnë kujt frikshëm ul kryet
Dhe ngrys po gjithnjë po në jetë!

Gëte