SHARE

Nga Roma, në qytetin tonë,
do kthehem me lavdi, patjetër.
Mos qaj, moj vajzë, kaq e njomë,
Atje do bëj një kryevepër!”

Dhe shkoi ai porsi i dehur
Në Romë plot mall e besim,
Por shpesh dëgjonte, papandehur,
Në shpirt një vaj e një qortim.

Tek pikturonte pa pushuar,
Një brengë kish gjithmonë në zemër:
Kjo dashuri e pajetuar
Ishte e tija kryevepër.

– Rainer Maria Rilke