SHARE

Kur ne kemi mësuar për evolucionin na është dukur i vjetër dhe i ngadaltë, por evolucioni ndodh ende, dhe po na ndodh neve. Është shpejtë të thuhet se si do të jetë njeriu 1000 vjet më vonë, por le të shohim disa nga kapriçot madje edhe mbifuqitë që kemi marrë.

Pirja e qumështit edhe si të rritur

Pirja e qumështit është karakteristikë e gjitarëve, por njerëzit janë e vetmja specie që e konsumon edhe pas fëmijërisë, edhe pse 75% e popullatës së botës shfaq intolerancë nga laktoza. Pas shkëputjes të gjithë gjitarët edhe sidomos njerëzit nuk prodhojnë më laktazë.

Një mutacion që u shfaq në Hungari, rreth 7500 vjet më parë i lejoi disa njerëz që të konsumonin qumshtin edhe në moshë të rritur. Ka të ngjarë të ketë filluar me djathra.

Rezistenca e sëmundjeve

Evolucioni ka të bëjë me mbijetesën e më të fortit dhe pjesa më e madhe e tyre nuk vdesin para se të kenë fëmijë. Kështu që evolucioni na jep një shtytje kundër disa sëmundjeve të zakonshme. Një nga sëmundjet më të studiuara dhe që e kemi mundur është malaria.

Nëse keni kërkuar në biologji, mund të mbani mend një lidhje me aneminë falciforme, kjo sepse ka një gen specifik, që nëse keni ndonjë kopje do të mbrojë qelizat e kuqe nga invazioni i parazitit të malaries, dy kopje do të shtrembërojnë qelizat e kuqe dhe do të bllokojnë kalimin e tyre përmes enëve të gjakut. Nuk është e vetmja gjë që ka evoluar.

Ka shumë gene të ndryshme që kanë shkaktuar mungesën e një proteine të përfshirë në prishen e qelizave të gjakut dhe kjo e bën të vështirë që paraziti i malaries të hyjë në një qelizë gjaku. Një mutacion tjetër që është përhapur kohët e fundit është edhe bllokimi i parazitit të malaries nga placenta.

Nuk është vetëm malaria, evolucioni është përshtatur edhe në mbrojtjen kundër lebrës, tuberkulozit dhe kolerës në disa popullata. Studiuesit thonë se jetesa në qytetet e ndihmon këtë fakt.

Sytë blu

Ngjyra blu e syve vjen nga një mutacion që i ka ndodhur një paraardhësi 6000 – 10 000 vjet më parë. Mutacioni ka prekur genin OCA2 që kodon proteinën e nevojshme për prodhim të melaninës që u jep ngjyrë lëkurës, flokëve, syve.

Ky fakt ka prekur aftësinë për të patur sy kaf duke e kufizuar melaninën e prodhuar në iris dhe duke holluar ngjyrën e syrit nga kafe në blu.

Frymëmarrje në lartësi të mëdha. Tibetianët jetojnë në një zonat më pak të populluara, në Himalaje dhe aftësia e tyre për të menaxhuar nivelin e ulët të oksigjenit nuk është e sforcuar, është e koduar në genet e tyre.

Një studim ka karahasuar indigjenët tibetianë që jetojnë në lartësi mbi 10 000 metra me kinezët han nga Pekini që pothuaj lidhen gjenetikisht, por që jetojnë në nivelin e detit. Kërkimi zbuloi se gjaku i tibetianëve ishte gjenetikisht i predispozuar për të prodhuar më shumë proteinë hemoglobine për transportimin e oksigjenit. Ende diskutohet se kur ndodhi ky mutacion, por mendohet rreth 3 000 vjet më parë.

Rënia e dhëmbit të pjekurisë

Gjatë rrugës sonë evolutive truri ynë i madh ngushtonte kafkën dhe ngushtonte nofullën duke e bërë të vështirë për rradhën e tretë të dhëmbëve të dilnin nga gingivat. Kur ne filluam të gatuajmë ushqimin dhe zhvilluam agrikulturën dieta jonë u bë më e butë. Ky kalim në grurin e butë dhe tek amidoni kërkonte më pak forcë në përtypje, sesa në kohën e gjuetisë.

Kështu që muskujt e nofullës nuk rriteshin aq të fortë, sesa më parë, duke bërë që dhëmbi i pjekurisë poshtë gingivave të kishte më shumë risk për dhimbje dhe infeksione. Para disa mijëra vjetësh ndodhi një mutacion që e pengonte këtë dhëmb të rritej.

Reaksion nga alkooli

I njohur ndryshe si “shkëlqimi aziatik” jo vetëm që është një gjendje reale, por është edhe një fakt që mund të mbrojë popullatën e Azisë lindore nga një kancer vdekjeprurës. 36% e aziatikëve lindorë (kinezë, japonezë, koreanë) kur pinë alkool u shkakton një skuqje të fytyrës dhe nauze.

Arsyeja është se kanë një mungesë të enzimës së njohur si ALDH2. Është një indikator i një risku për shëndetin. Njerëzit me mungesë të ALDH2 janë në rrezik për të patur kancer ezofageal nga pirja e alkoolit. Shkencëtarët besojnë se kjo ka ndodhur pas zhvillimit të agrikulturës, gjë që e bëri prodhimin e alkoolit të mundshëm.

Tru që rrudhen

Ne mendojmë shumë mirë për trurin tonë, por ata kanë më shumë se 20 000 vjet që rrudhen. Ndryshimi mund të përfundojë në përmasat e një topi tenisi tek një mashkull i rritur, por shkencëtarët nuk mendojnë se ne po bëhemi më budallenj.

Teoria qëndron se secili prej nesh mbështetet më shumë në strukturën e shoqërisë, kështu që neve nuk na nevojitet më shumë hapsirë për trurin si individë. Ndërkohë që ne zbutëm kafshë të tilla si macet dhe qentë, kemi vënë re se edhe truri i tyre rrudhet. Sipas disa shkëncëtarëve truri i vogël shënon më shumë kafshë paqësore./Bota.al