SHARE

Nëse ndonjëherë e keni hapur një libër të Dostoyevskyt, ju mesiguri e keni vërejtur se njeriu pas saj ishte i komplikuar dhe fascionues. Librat e tij e kanë një mënyrë Ruse të veçantë të hapjes së jetëve të personazheve, që e lejon lexuesin ti kontrolloj dhe ti inspektoj. Më poshtë i keni pesë gjëra të cilët duhet ti dini për këtë autor.

1. Novelën e tij të parë ai e publikoi në moshën 25 vjeçare

Dostoyevksy e nisi një fillim të mbarë, sepse ai vinte nga një familje fisnike e cila ndikoi që ky të edukohej në rininë e tij. Ai nuk u trajnua për të qenë shkrimtar; ai u dërgua në një institut ingjinierik ushtarak edhe ai nuk përshtatej fare aty. Ai i’u kthye letërsisë madje edhe para se ti përfundonte detyrat e tij në institut, duke i përkthyer veprat franceze në rusisht.

Në vitin 1845, në moshën 25 vjeçare, ai e publikoi novelën e parë të quajtur “Poor Folks” e cila shpeshherë është përshkruar si novela e parë shoqërore ruse.

2. Ai ishte dënuar me vdekje

Në vitin 1840, Dostoyevsky mori pjesë në një grup ose rreth letrar, qëllimi i të cilëve ishte reforma shoqërore. Ata lexonin libra të ndaluar dhe diskutonin ndryshimin e mundshëm shoqëror – çlirimin nga censura dhe robëria – në një kohë kur këto ide ishin tmerruese për pushtetin e asaj kohe. Kur ata u kapën, mënjëherë u dërguan në një burg të sigurisë së lartë dhe pastaj u dënuan me vdekje.

Pak para se të ndodhte ekzekutimi ashtu siç ishte paraparë, vjen një lajmëtar i cili e përcillte urdhërin e Carit, në të cilin thuhej se në vend se të ekzekutohej, Dostoyevsky duhej të dërgohej në Omsk, Siberi, të punonte punë të rënda për tetë vite.

3. Ai ishte epileptik

Përderisa mendja e Dostoyevskyt ishte në gjendje shumë më të mirë se shumica e mendjeve të zakonshme, kjo nuk vlente edhe për trupin e tij.

Sëmundja e tij fillimisht filloi të shfaqej në shkollën ushtarake dhe duke vazhduar me kriza të shpeshta, në vitin 1839, në moshën 18 vjeçare. Gjatë internimit të tij në Siberi, krizat e tij u përkeqësuan, dhe edhe pse ishte e paraparë që ai të shërbente në ushtri pas kthimit nga Siberia, ky planifikim u analua për shkak të shëndetit të tij të dobët.

Këto kriza të vazhdueshme edhe i shkaktuan vdekjen, në vitin 1881, në moshën 59 vjeçare.

4. Ai ishte shumë i dhënë pas Kishës Ortodokse

Përveç psikologjisë së njeriut, Dostoyevsky preokupohej edhe për religjionin, në veçanti me kishën ortodokse ruse, por më vonë përkushtimi i tij filloi të ndryshojë formën pasi ai ra në kontakt me disa elemte të kishës të cilët ai nuk i pëlqente, të tillë si prifti jashtë kampit të tij në Siri.

Ai e ruajti një përkushtim të vazhdueshëm për Krishtin edhe pse forma aktuale e sistemit të tij të besimit kishte ndryshuar shumë.

5. Car Aleksandri II i kishte kërkuar Dostoyevskyt ti jepte mësim fëmijëve të tij

Në vitet e mëvonshme të Dostoyevskyt, fama e tij kishte arritur larg, dhe veprat e tij vlerësoheshin gjerësisht, në Rusi dhe në Europë. Ai kishte udhëtuar shpesh në Europën Perëndimore, kryesisht në banjat e Gjermanisë për tu trajtuar për sëmundjet e tij.

Kur ai u kthye në Rusi nga njëri prej udhëtimeve të tij në Europë, Car Aleksandri e ftoi Dostoyevskyn për të i’a lexuar librin e tij të ardhshëm dhe pasi ai u nda shumë i kënaqur nga kjo, Cari i kërkoi Dostoyevskyt ti mësonte fëmijët e tij.