SHARE

Në maj të vitit 1997, kompjuteri Deep Blue i kompanisë IBM mundi kampionin e shahut, Garry Kasparov, duke u bërë e para makinë që mundte shahistin me të mirë, përgjatë një përballjeje me gjashtë ndeshje.

Në gjendje të përllogariste 200 milionë lëvizje të mundshme në sekondë, makina e mundi Kasparovin duke përdorur fuqinë kompjuterike, duke fituar dy ndeshje ndaj një që fitoi Kasparov, ndërkohë që tre të tjerat përfunduan në barazim.

Kasparov përballë Deep Blue

Deep Blue u çmontua pas ndeshjes, por disa kompjuterë mbeten të pamposhtur.

Në vitin 2005, superkompjuteri Hydra mposhti Mjeshtrin e Madh britanik, Michael Adams. Ai ishte në gjendje të arrinte vetëm një barazim gjatë të gjithë përballjes.

Hydra ishte gjithashtu në gjendje të procesonte 200 milionë lëvizje të mundshme në sekondë dhe mund të përcaktonte me saktësi se cfarë do të ndodhte 40 lëvizje përpara./Horizonti.al