SHARE

Edhe pse Aleksandri i Madh është një nga figurat më të famshme dhe më të mirë-dokumentuara të botës së lashtë, shumë mistere rrethojnë ende vdekjen e tij.

Shumica e ekspertëve bien dakord mbi kohën dhe vendin e vdekjes -10 qershor 323 Para Krishtit në pallatin e Nabukodonosorit II në Babiloni. Por shkaku i vdekjes, mbetet larg nga të qënit i sigurtë. Për një kohë të gjatë, ne kemi menduar se Aleksandri ishte helmuar.

Të dyshuarit qenë të shumtë – gjeneralët, gruaja, gjysmë-vëllai i tij, dhe shumë të tjerë. Ajo çka dimë me siguri është se Aleksandri u sëmur papritur, dhe kaloi dy javë në shtrat me ethe dhe dhimbje të forta barku, para se të vdiste.

Por vdekja e tij mund të ketë qenë rezultat i një sëmundje në vend se të ndonjë komploti. Kjo i hap rrugë shumë hipotezave për të shpjeguar simptomat: hepatiti viral, pankreatiti, endokardi, ose ndoshta diçka tjetër.

Teoritë e fundit sugjerojnë gjithashtu se ai mund të ketë qenë viktimë e një sëmundje infektive si tifoja apo malaria. Edhe më misterioze është se si vdekja e tij qe parathënë nga ana e Kaldeasve, të cilët e paralajmëruan se do të vdiste nëse hynte në Babiloni.

Jo vetëm kaq, por Kalanus, një filozof indian që shoqëronte ushtrinë e Aleksandrit, i tha pushtuesit të ri në shtratin e tij të vdekjes se dy do të takohen përsëri në Babiloni (kjo në një kohë kur ushtria gjendej në afërsi të qytetit)./horizonti.al