SHARE

Vitua një pun’ e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithë shoqet shquan
dhe gjithë trimat e duan.
Për të tillë bukuri
kush nuk ka dashuri?

Një ditë që vij në krua,
duke ecur mbi thua,
poqi njè turk, trim të marrë
tjetër herë s’e kish parë.

Rrobat që kish, i ndrinin
dhe armët i vetëtinin!
Kur shtiu syt’ e e pa:
«Vito, të dua! i tha.

Vito, do te te marr grua!»
Vitua u turpërua,
po më shum’ u hidhërua
dhe iu përgjegj: «S’je për mua,
se u’një tjetër dua,
jemi një bes’ e një sua;
po merre fjalën prapë
dhe shko këtej me vrap!»

– Kush është me trim se mua,
që do të të marrë grua?

– Ai që jam vluare (fejuar)
dhe për të martuar;
është trim’ sa s’gjendet,
i mire sa s’bëhet;
ish vet’ i tretë vëlla,
kush ka qenë si ata?

Trima sa s’i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perëndia
shpresë për mëmën e tia;
është i vetëm e jetim,
i dashur’ i shpirtit tim,
dhe nga të tërë më trim,
përdor pallen e hanxharë,
është i zoti të më marrë!

Ndaj, té lutem, mos më nga,
të mos biesh në hata,
se shejtani punë s’ka!»

Turku me të tilla fjale,
qiti të shkretën pallë,
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:

«N’është m’i zoti nga unë,
le të më dalë këtunë,
në më muntë, besa-besë,
Burri yt po le të jetë.
N’e dërgofsha n’atë jetë,
dije, do të te marr vetë!»

Vitua shum’u frikua,
lot i vinine si krua,
dhe me shtëpi, duke qarë,
rrëfeu q’i kishte ngjavë.

Po Jorgji, kur e dëgjoi,
veshi armët dhe shkoi,
u ngjit malit përpjetë
ashtu si ngjiten retë.

Dhe me za të madh si shkëmbi
po thërret, sa tundet vendi:
«Kush ësht’ ai q’u lëvdua,
që do të mundet me mua?»

Me zë të math, si gjëmimi,
iu përgjegj aherë trimi.”)
«Unë jam ai që shtie
dhe plumbi dëm nuk bie.

U’ jam ai që kam vrarë
bejlerë dhe pashallarë,
dhe kaurë, mijë vetë,
kam dërguar n’atë jetë!
Dhe do të trembem tani
nga një fusharak si ti?

Tani do ta shoq dhe vetë
kush është trim i vërtetë…
Këto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;

Hodhi armété përdhezë
dhe zuri të sgjeshë brezè,
që kish qepur Vitua vetë,
si fustan e fermeletë.

Kur e kujtoi, u shëmb,
mos pandehni se u tremb,
bëri kryqn’ e fshiu lotë:
«Jam azer!» hidhet e thotë,
edhe me dorë një thikë
ju vërsul turkut pa frikë.

Trimi rrëmbeu hanxhare
dhe po hidhej si i marrë,
Fryjti era, nga rrëmbimi
lëshon flokaten trimi.

Atje ku qe afèruar,
me gjoks hapet leshëtuar,
ju duk, në grykë të tij,
varturë një hajmali.

Jorgji, kur pa hajmalinë,
sytë përmbi të i ngrinë.
Dale, tha, ashtu më rruash,
pa lëftojme kur tè duash,
po, në beson perëndinë,
kush ta fali hajmalinë?

– Nenia në foshnjëri
ma vari për mbarësi,
po ç’të duhet kjo punë?

– Një të tillë kam dhe unë!
Shiko! Nëna ma ka falë
dhe mua, kur jesha djalë!

Të dy trimat hapne gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
pérbrenda, pshelur’) me kartë, (mbështjellë)
gjetén nga një kryq të artë!

Mbetën të mahnitur
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:

«Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga njè bark paskemi lerë!
Jemi një fis e një farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndaré,
sa na bëri pér tè vrarë!

Sot qi dimë vetèhene,
duhet të bëjmë benë
të duam mëmëdhenë.
Tani të marreme male,
të lëftojmë për lirinë,
të mos kthehemi të gjallë
pa shpëtuar Shqipërinë!

Tani Viton ta harrojmë,
me Turqinë të lëftojmë,
ta dërgojmë nga ka ardhë,
të shome ditë të bardhë.

Andon Zako Çajupi