SHARE

Të jesh në lidhje dashurie do të thotë të vendosësh veten në duart e huaja. Shumë njerëz edhe pse mendojnë se janë në lidhje dashurie nuk e bëjnë këtë. Në vend të besimit absolut, ata kultivojnë frikë dhe këtë e quajnë maturi apo vigjilencë. I lejojnë dyshimeve që në kokën e tyre ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponoj frikë, pasiguri, xhelozi….

Ç’do të thotë të lidhesh me dikë?

Është gjë tejet ngazëlluese që “veten” t’ia falni personit që e dashuroni, t’ia lëni trupin tuaj me plotë besim në mbikëqyrje partnerit dhe të freskoni lidhjen me besim dhe kënaqësi të ri.

Lidhja e dashurisë ndjenja kryesore që fle në thelbin e të lidhurit me dikë dhe që e bënë atë ndjenjë tërheqëse nuk është frika. As qëllimi i një praktike të tillë seksuale nuk është, që të lëndohet dikush. Këtu as që mund të flasim për dhimbjen. Nuk është fjala as për dhimbjen e pranuar e as atë të shkaktuar. Lidhja me dike nuk ka asgjë të përbashkët me frikësim, kjo gjë nuk ka të bëjë me detyrim për të bërë diçka që nuk dëshiron. Ndjenja bazë që ka të bëjë me thelbin e të lidhurit dhe që e bënë atë më tërheqëse është të besuarit.

Ata që kurrë më parë nuk kanë provuar të lidhen me dikë, mendojnë se ajo shpie drejt sadomazohizmit, lojës së dominimit dhe të parapërcaktimit, vendosjes brenda kufizimeve, dhe se ajo është metodë që paraqet lidhjen e pabalancuar, ajo që kyq dhimbjen dhe nënçmimin. Ndoshta pikërisht kritikët reflektojnë vështrimin e vet dhe dëshirat e veta të lidhura për atë praktikë. E vërteta është se asgjë nga kjo nuk qëndron në praktikë.

E vërtet është se nëse lidhesh me dike, në vete ajo lidhje kyq edhe këto gjëra, dhe kjo vlenë për disa njerëz. Por nuk është e thënë që patjetër të ndodh ashtu. Shumë njerëz nuk mund të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme dhe ajo që e bënë me vlerë lidhjen, është besimi i plotë i ndërsjellë.

Lidhja është veprim e cila në njëfarë mënyre i huton personat gjatë mardhënjes seksuale. Ajo gjithnjë është me marrëveshje. Mund të jetë edhe mbyllje e syve ajo. Por sidoqoftë, dhimbja nuk është pjesë e të lidhurit vetvetiu.

Lidhja, për shumë arsye është e këndshme. Shfaqja e personit për të cilin lidheni, qoftë femër apo mashkull, mund të jetë shumë atraktive. Ideja e të lidhurit dhe pafuqisë transparente është shumë ngazëlluese për shumë njerëz. Në veqanti është tërhjekëse në botën që kërkon përgjegjësi personale dhe vet mbikëqyrje. Mund të jetë ngazëllyese që veten “t’ia falni dikuj”, atij apo asaj që e doni, t’ia vendosni trupin nën mbikëqyrje partnerit tuaj. Si të lidhur, jeni të liruar nga përgjegjësia e të vepruarit. Lidhja është rast për prekje të ndërsjellët, ndjenjë dhe kënaqësi në gjithë trupin. E gjithë kënaqësia dhe ngazëllimi varet nga masa e të besuarit mes të dashuruarve. Nëse nuk ka besim të ndërsjellë, do të mungoj edhe kënaqësia në plotëkuptim të fjalës.

Një numër dërmues i njerëzve kishin për tu pajtuar se njëra nga gjërat më të mira në dashuri është besimi i ndërsjellë. Pas gjithë kësaj, pikërisht për shkak të besimit, vlen edhe të mundohet njeriu për të hyrë në lidhje dashurie. Është kjo lidhje mjaftë argëtuese pikërisht për shkak të besimit që keni në parterin tuaj. Të jesh në lidhje dashurie do të thotë të vendosësh veten në duart e huaja.

Shumë njerëz edhe pse mendojnë se janë në lidhje dashurie nuk e bëjnë këtë. Në vend të besimit absolut, ata kultivojnë frikë dhe këtë e quajn maturi apo vigjilencë. I lejojnë dyshimeve që në kokën e tyre ta shtrembërojë fotografinë reale dhe të imponoj frikë, pasiguri, xhelozi. Për këtë dhe përvoja e tyre se: “të lidhesh me dikë do të thotë të pranosh dhimbje!” Jo, unë mendoj se të lidhesh me dikë, dhe ta përjetosh dashurinë në plotninë e saj është shprehje për besim absolut ndaj partnerit. Vetëm atëherë mund të kultivosh në zemrën tënde dashurinë.

– Albert Vataj