SHARE

Je lodhur ndonjëherë duke u përpjekur të bësh për vete dikë që nuk të ka kushtuar vëmendjen që meritoje? Je ndjerë ndonjëherë vetëm dhe ke kërkuar dikë që nuk ia ka ndjerë shumë se si ndiheshe ti?

Je shqetësuar ndonjëherë aq shumë, saqë ke kaluar edhe netë pa gjumë duke qarë për dikë që nuk shqetësohej për dhimbjen tënde? Të ka ndodhur të kuptosh se çfarë do të thotë dashuri me dikë që nuk të ka dhënë asgjë mbrapsht?

Je ndjerë ndonjëherë sikur kraharori po të shpërthente, sikur lotët po të mblidheshin në fyt, sikur zëri po të shuhej, ndërkohë që dikush që doje të kishte zhgënjyër?

Dua të ta them me gjithë sigurinë e botës se në dashuri nuk duhet të këmbëngulësh, kur diçka nuk ka më kuptim. Të duash do të thotë të largohesh për të mos i bërë gjërat më të vështira.

Dashuri do të thotë të dorëzohesh përpara se gjërat të humbasin kuptimin e tyre. Me dashuri nuk nënkuptohet egoizmi, por pranimi kur gjërat marrin një tjetër drejtim  dhe të kuptuarit se ai është momenti kur duhet të ndërmarrim rrugë të ndryshme në jetë. Dashuri nuk do të thotë të mendosh se fundi i një marrëdhënieje është fundi i dashurisë.

Ti duhet të kuptosh se çdo gjë që ke kaluar, ka pasur vlerë në kohën e duhur. Mos u pendo për momentet që ke kaluar dhe as për momentet që ke shkëmbyer me një person. Në momentet e tyre, ato të kanë bërë të lumtur dhe kjo ka rëndësi.

Vetëm pasi të pranosh këtë gjë, mund të kuptosh se çdo fund ka nevojë për një rikthim të ri dhe se ndonjëherë duhet të mësojmë t’ia nisim nga e para.

Nuk është dashuria ajo ku dikush jep gjithçka dhe personi tjetër nuk jep gjë nga vetja. Nuk është dashuria ajo ku dikush mezi pret ta ketë pranë personin tjetër, ndërkohë që ky person nuk bën as hapin më të vogël për t’u afruar e për të shkurtuar distancën mes të dyve.

Por, dashuri është të shohësh veten se sa i/e papjekur je dhe të përpiqesh për t’u përmirësuar. Dashuri është kur je larguar nga dikush dhe nuk je penduar për të shkuarën me të, por i uron me gjithë shpirt suksese dhe lumturi në jetë.

Dashuria është pikërish falenderimi për të shkuarën me dikë, edhe pse ai/ajo mund të të ketë lënduar shumë…

Si përfundim, dashuria nuk është të këmbëngulësh për dikë që nuk të meriton, por të largohesh pikërisht nga përsona të tillë që nuk ia vlejnë! /Bota.al