SHARE

Pse pikërisht ai? Sepse në një moment të caktuar të historisë një njeri i vetëm merr pushtetin dhe e ushtron në mënyrë despotike dhe pa kontroll? Gjenerata psikanalistësh kanë rrëmuar në biografitë e Hitlerit, Stalinit e Mussolinit në kërkim shenjash paralajmëruese apo psikopatishë që u kanë shpëtuar diagnozave.

Gjithçka e kotë. Tipari i vetëm i personalitetit që duket se kanë të përbashkët diktatorët e mëdhenj të Nëntëqindës nuk ka asgjë patologjike: është aftësia për të komunikuar. Të gjithë qenë oratorë brilantë, shprehnin pikëpamje të privuar nga sfumatura dhe projektonin zgjidhje të thjeshta ndaj probemeve komplekse të shoqërisë.

Diktatorëve nuk e shërbejnë aftësi të veçanta. Më e rëndësishmja është të shfaqet njeriu i duhur në momentin e duhur:

  • Mëshimi më shumë mbi ndjenjat sesa mbi arsyen: më mirë pasioni sesa koherenca. Në fund të fundit, fjala “dashuri” është përdorur shumë në diktatura (Mussolini: “Do të doja që një ditë italianët të dinin të kujtonin se parasëgjithash i kam dashur”);
  • Përdorimi i miteve, që kanë një forcë bindëse më të madhe pasi lëvizin vetëdijen dghe shmangin konfrontimin me realitetin. Hitleri i bëri apel mitit të racës ariane, Mussolini atij të romanizmit perandorak;
  • Falsifikimi i realtetit në mënyrë funksionale, me qëllim që të bëhet e pamundur ndarja e të vërtetës nga e rremja. Në diskutimet e tij Stalini përhapte ide (false) konspiracionesh kundër revolucionit që ftonin të bëheshin denoncime anonime. 

Joseph Goebbels, Ministër i Propagandës i Rajhut të Tretë, teorizonte se “çdo  gënjeshtër, nëqoftëse përsëritet shpesh, do të transformohet gradualisht në të vërtetë”.