SHARE

“Fjalët e mira janë të dobishme për të negociuar, por për tu bërë vërtetë të mëdhenjë duhen veprat e mira.”

““Kushdo që nuk është i kënaqur me pak, nuk do të jetë i kënaqur as me shumë”.

“Njeriu i gjallë është i butë dhe vazhdimisht evoluon. Kur vdes, ai bëhet i ngurtë dhe i pandryshueshëm. Bimët në diell janë elastike dhe të përkulshme. Por kur vdesin, ato janë të thara dhe të rrudhosura.

Kjo është arsyeja pse çdo gjë që është e butë dhe fleksibile është e lidhur me jetën, ndërsa ajo që është e pandryshueshme, po i afrohet vdekjes”.

“Kur të tjerët na duan thellësisht, na japin forcë; kur i duam të tjerët thellësisht, na japin kurajë”.

“Ata që nuk dëshirojnë, nuk provojnë asnjë zhgënjim. Dhe ata që nuk ndihen të zhgënjyer, nuk bëhen të ligj. Pra, i mençuri i vërtetë pret me qetësi që çdo gjë të ndodhë, pa e dëshiruar. Vetëm atëherë paqja mund të mbretërojë dhe bota mund të ndjekë rrugën e saj natyrore”.

“Mos provokoni luftën, pranojeni atë. Është më mirë të sprapsesh me një metër, se të përparosh me një centimetër”.

Lao Tzu