SHARE

Anneliese Marie Frank  lindi më 12 qershor ,1929, në Frankfurt am Main; vdiq në fillim të muajit mars të vitit 1945 në KZ Bergen-Belsen. Ishte një femër gjermane-hebreje, që ishte fshehur me familjen e saj në Amsterdam, në kohën nacionaliste, por që nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes para mbarimit të luftës.

Anne Frank u bë e njohur me ditarin e mbajtur gjatë periudhës së fshehjes. Pak pas ardhjes së Adlof Hitlerit në fuqi, babai i saj vendosi të shpërngulet në Holandë, kur ajo ishte vetëm 4 vjec.

Në vitin 1939, filloi Lufta e Dytë Botërore dhe në vitin 1940 Gjermania pushtoi Holandën e shumë shpejt filluan të aplikojnë ligje anti-hebrenje. Babai i saj, i frikësuar për familjen e tij, bisedoi me disa persona të cilët bashkëpunonin me të në biznesin që ai kishte, që ta vazhdojnë biznesin në një vend sekret deri sa të përfundonte lufta.

Ata shpresonin se lufta do të përfundonte së shpejti, por nuk ndodhi ashtu. Atyre iu desh të qëndrojnë 2 vite me radhë në vendin ku fshiheshin. Disa muaj përpara se familja Frank të fillonte të fshihej, Ana mori një ditar për ditëlindje. Ajo e quajti ditarin e saj “Kiti” dhe shkruante në të gjithçka që i ndodhte asaj dhe familjes së saj. Ajo tregoi cdo gjë për ato dy vite të fshehura në erresirë dhe plot frikë.

Edhe pse askush nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi, pas dy vjet e gjysmë të fshehur, dikush u tregoi nazistëve për vendndodhjen e familjes Frank. Nazistët erdhën në vendin ku gjendeshin Frankët, i morën ata dhe i dërguan në një kamp përqëndrimi.

Për Ana Frankun nuk dihet një datë e saktë se kur ka vdekur por supozohet se vdiq në fillim të marsit të viti 1945, pas një epidemie të rëndë që kishte rëne në kamp. Më vonë, me 15 prill të vitit 1945, në një varr masiv në veri të Gjërmanisë, u gjet trupi i saj dhe familjarëve të saj, bashkë me ditarin dhe disa dokumete të rëndësishme.

Ditari i Ana Frankut u bë një ndër librat më të lexuar në botë dhe u përkthye në dhjetëra gjuhë. Shtëpia ku ishte fshehur familja Frank në Amsterdam, sot është e hapur për vizitorët. Aty gjendet edhe ditari që shkroi Ana, i cili ka vlerën e një dokumenti unik njerëzor./Bota.al