SHARE

… ka dicka në pamjen tënde sot, ka dicka në heshtjen tënde që flet e ulëret, ka zhurmë e një ndjesi lëshon në ajër!

Erdha të të vesh në besimin se unë nuk di të shkoj, kam ardhur për ty e do të qëndroj.  Kam mbërritur në pragun tënd e nuk dua të iki larg, jam lodhur nga dëshira për të t’i zbrazur prej cante gjithë këto gërma! Mezi prita të vij… E tani nuk do të shkoj më!

Nuk dua t’i qëndroj larg ndjesisë tënde, ti m’a boshatis shpirtin në një ikje, më ngjall mornica të ftohti e më gulcon trupi ankth. Nuk dua të ndjesh ndonjëherë se më ke humbur!

Ti nuk përbën një plagë të shkuar, ti je përherë fluturat  në stomak, ajo lloj prekje që ngjan me shkëputjen e stinëve, ai lloj dimri që than deri në palcë! Bëra rrugën deri tek ti për të mos ikur më larg! Në gjithë këto kilometra, ti ishe destinacioni i fundit i cdo tabele, ti je mbërritja ime.

Erdha të të vesh me besimin se të duash është ende një gjë e bukur në botën e të gjallëve, të duash është forcë, të të rikthej edhe njëherë në jetë një të qeshur prej shpirti.  Mbështetem tek ty dhe ti thua njëmijë fjalë me heshtje!

Unë nuk dua të të thyej paqen tënde të dukshme, dua të qëndroj kështu, në mendimet e fundit të darkës, të të shuaj cdo pikëpyetje që të trullos mëndjen, vetëm duke të të thënë, mezi prita të vij, tani nuk do të shkoj më!

U thjeshtuan të gjitha rrugët, dyert u gjetën hapur, cdo fjalë u mbyt në këtë cast, gjithë të shkuarat i dogjëm pa asnjë peng, për kaq! Nuk n’a duken zemrat, as ëndrrat nuk kanë fjalë, por ka dicka në heshtjen tënde që  syresh po të pëlcet zemra t’a thuash:

“Të lutem, qëndro, më je lumturi…”

Një dozë pluhur ari m’u magjeps fytyrës, e vetmja shije që ndjeva nga kjo thyerje-heshtje ishte e ëmbël!  Erdha të të vesh me besimin se të duash është ende një gjë e bukur në botën e të gjallëve, të duash është forcë, të të rikthej edhe njëherë në jetë një të qeshur prej shpirti.

Mezi prita të vij… E tani nuk do të shkoj më!

– Des’antila