SHARE

Më trego pak pse je rikthyer? Ku u ndeshe dhe njëherë me kujtimin tim? Në fakt të kisha harruar…

Nuk mbaj mënd si dukem me ty, por kur jam vetëm e di fare mirë si jam!

Tjetri m’a dobëson përherë qënien, jam si në të ftohtë nëse e rikthej dhe njëherë mendimin tek ty! Bën ngrohtë në unin tim. Në ato të vogla detaje të padukshme për ty, esenciale për gjithcka jam unë! Është bukur kur në dukje më shfaqesh krejt indiferent por të bren pak nga pak ai i vogli detaj që ti hiqesh se është një grimë për syrin tënd!

Ku ndodhi dhe njëherë shkëndija e rikthimit tënd? Ti e di mirë se si të gërryhet shpirti kur unë vij rreth e qark teje si zjarr i ndezur, ti e di si përvëlon e hidhura ime kur në ftyrë të përplaset një e qeshur e stisur duke të pohuar “të pata thënë…”!

Të pata thënë, unë e di, ti do të duash të rikthehesh dhe njëherë aty ku të bën dëm, aty ku ty të shkrihet shpirti copash, aty ku ti ndizesh nervash, aty ku qënia ime t’i shemb të gjitha! Nuk t’i kam thënë të gjitha e në ato të vogla pika që të jap ti pandeh se ngopesh, më vjen keq që ti erdhe dhe njëherë…

Thuamë nëse mund të bëj dicka për ty, lutmu më mirë të mos bëj asgjë, më është tretur e mira… Më ke armatosur vetë me gjithë gjërat që ti ke frikë!

Më ke veshur në mburojën e një të pamposhture që vështirë se do t’a hiqja për të të mirëseardhur dhe njëherë! Në fakt të kisha harruar po ti më ndeze dhe njëherë kujtimin se mijëra vjet do dukesha më mirë pa ty!

Rrugën e kthimit ti e di, bën mirë të shkosh, jam e armatosur me gjithë gjërat që ti ke frikë!

– Des’antila