SHARE

Eliza (1966)

Një nga shembujt e parë të robotit që flet. Kur përdorej një script i quajtur DOCTOR, ELIZA mund të bënte dhe përgjigjej pyetjeve si një psikoterapist. Nuk kuptonte shumë, por me një programim të zgjuar ishte sërish në gjendje të bindte shumë përdorues për inteligjencën e saj.

Krijesat Virtuale (1994)

Artisti i kompjuterëve dhe studiuesi Karl Sims krijoi një grup krijesash virtuale që banonin në universin e tyre virtual. Duke përdorur algoritme gjenetike, ato u zhvilluan deri kur mund të notonin, zvarriteshin, kërcenin dhe konkurronin mes tyre. Fatkeqësisht, ishin shumë të zëna me jetët e tyre virtuale, për të folur me ne.

Bluja e Thellë (1997)

Bluja e Thellë u katapultua në vetëdijen e publikut kur fitoi një lojë shahu kundër mjeshtrit Gary Kasparov – i pari superkompjuter që arrinte një gjë të tillë. Megjithatë, pati shumë ndihmë nga programues njerëzorë dhe përdorte metoda bazike të Inteligjencës Artificiale për të menduar lëvizjet e veta, kështu që mbase nuk ishte aq i mençur.

IBM Watson (2011)

Ishte i pari që konkurroi me lojtarë njerëzorë në shfaqjen amerikane “shoë Jeopardy!”. ishte i zgjuar sa të përpunonte tekstin dhe më pas të gjente përgjigje për pyetjet që i bënin, duke përdorur trupën e brendshme të njohurive, që përbëhej nga 200 milionë faqe informacione. Por fatkeqësisht kishte vështirësi në përgjigjen ndaj disa pyetjeve bazike.

Rrjeti “Deep-Q”

Kjo vepër e hershme e mendjes që realizoi edhe AlphaGo, që mundi një mjeshtër të lojës komplekse japoneze Go, mësoi si të luajë 49 lojëra klasike Atari thjeshtë duke parë ekranin – nuk pati asnjë ndihmë nga programues. Ndërsa ishte brilant në shumë lojëra, nuk mund të bënte asgjë me Pac-manin. /bota.al