SHARE

I thashë të ulej pak më larg, sepse aty në krahun tim, ishte ende vendi yt. Më vështroi cuditshëm, aq sa më bëri të ndihem në faj… Ishte thjesht një i panjohur dhe unë nuk duhej të shfryja mbi të inatin e botës.

Por më rritej brenda vetes urrejtja për këdo që nuk ishte ti… S’di se kur ishte hera e fundit që në fytyrë përplasëm fjalën, harromë, mos më kërko më… Dhe cdoherë ktheheshim tek njëri-tjetri!

…në mëndje të përkisja akoma ty!

Ende nuk e di pse e mundoja veten në torturën e asaj që as nuk ekzistonte më. Duhej të lija veten të duhej nga dikush që nuk është ti! Këmbëkryq ishin ulur gjithë të shkuarat e mia ndërkohë që ti flisje… Mbahesha varur në një grep me qiellin e në hekurudhën e mendimit, treni im zgjatej drejt rrugës tënde! E di si më vjen ti? Si shi… Drejt e në lëkurë, si pikëza shiu vere në qiell të pastër, që le dhe një aromë të këndshme pas. Erë toke… Se cmë përcjell ti!

Është vendi yt bosh prap, përballë meje!

Marr hije agresive kur dikush pafajësisht tenton të ulet, kthetra të fshehura më shfaqen kur më afrohen ata që nuk je ti! Bota më do, jam unë faji në këtë rrugëtim, e pikërisht pendesa më rëndon supet!

Më pyesin, ende nuk je lodhur?!

Shoh dhe për pak minuta nuk flas, jap idenë se jam mendueshëm ndërkohë që kam thënë një “jo” të prerë brenda vetes!

Për ty, nuk do lodhesha kurrë, deri në fund të një endrre!  Vendi yt është i yti!

Për të gjitha herët që të kam hequr ngjyrat fytyrës, më fal! Erdha me vrap ndaj mezi mbushem me frymë…  Janë rrugë që marrin jetë në destinacionin e fundit.

– Des’antila