SHARE

Ndarjet s’i kam dashur kurr
Diçka të trishtë gjithnjë më kanë lënë
Por në disa ndarje zemra bëhet gur
Që të gjej ringjalljen e dhënë.

Në varrosjen e ndjenjave erdhën të gjithë miqt,
Dashuria, urrejtja, gëzimi dhe dhimbja
Të gjitha tok qëndrojnë së bashku
Të bashkuar si nëpër morte njerzia.

Dashuria qanë e thurr poezinë e fundit
Urrejtja qetëson stuhitë e saj dhe fshihet
Gëzimit iu venit emri, s’i mbeti as një dëshirë jetësore
Dhimbja merr fjalën e fundit, në përcjelljen arkivole.

Hidhet dheu i fundit mbi ndjenjat
Toka zgjerohet nga pesha e saj
Bota e verbër zgjohet nga gjumi
Derdh dy-tri lotë mbi dheun e saj.

Pastaj heshtja vie si mbretëresh
Në mbylljen e zemrës nga gardiani i mendjes
Zemra hyn në çeli, fundos lirinë e saj
Zemra, zog me krahë të thyer
Që nga kafazi ëndërron të dal…

Medina Pasoma