SHARE

Elena Ferrante për The Guardian

Nëse ke diçka për të shkruar, diçka për të treguar, diçka për të thënë, diçka që ju thërret me një zë etern për t’u bërë rob i një pushtetit vullnetesh që hyjnizon shpirti, thirr me zë përgjërues nga thellësia e vetes çdo përulje dhe devocion, dhe bindu.

Po, shkruaj! Nëse e ndjen se diçka ke për të hedhur në letër, mos nguro! Lëri mënjanë moralizmat, këshillat, dhe mendimet e atyre që “të duan të mirën”. Natyrisht, mos abuzo me bujarinë që duhet ti ofrosh atij vullneti pozitiv, që shtyn në shumësinë e herëve, ata, ata që të këshillojnë “të mos shkelësh në dërrasë të kalbur”.

Ki mirësinë dhe bëhu dëgjues i mirë, por mos harro të jesh një zbatues rebel. Fundja, për ty është e rëndësishme të dëgjosh zërin e zemrës, t’i jepesh hoveve të pasionit, të hedhësh në letër gjithëçfarë zien brenda teje. Pavarësisht se referencat akademike dhe ato të përvojë nuk tregohen kaq dashamirës, duhet të besosh atë që ndjen më shumë se atë që dëgjon.

Nuk ka kryevepër të letërsisë, e cila të jetë shkruar dhe të ketë ardhur deri në kërshërinë tonë të fortëndshme, e cila të mos i jetë përgjigjur vullnetlirë pasionit, duke sfiduar kundërshtitë, asaj shtyse që na bën të ndjehemi veprues nën një forcë sublime, së cilës ne i kemi blatuar shpirtin.

Shkruaj edhe nëse ke kundër gjithë botën! Shkruaj, edhe nëse ajo që shkruan kurrë nuk do të shohë dritën e botimit, ajo ka zgjedhur të vijë në jetë për të qenë një thesar i pazbuluar i një qytetërimi të panjohur.

Nuk është gjithçka publikimi, botimi, ose bërja me dije e botës se çfarë unë shkruaj, se çfarë ti krijon. E rëndësishme për një ngasje të shpirtit krijues është t’i jepesh asaj që e thërret “përdhunshëm” të pjesëmarrësh në aktin e të të shkruarit, si në një procesin mistik prejku mund të bëhesh zotërues i një plotfuqie që mbrun brenda teje një diell që shkëlqen me vezullimin e diejve të të gjithë kohrave.

Nëse e ndjen, nëse ke diçka për të nxjerrë nga vetja, shkruaj, shkruaj që të ndihesh Zot i shpirtit tënd. Çdo gjë që ne bëjmë është pjesë e një mrekullie, sepse ne jemi një mrekulli./albertvataj.com