SHARE

N’kjose i jemi Sh’Valentin s’do jesh

Mu t’varun n’pemën tande t’Kshnellave do t’m’kesh’.

Që në fillim Heminguej ne shfaqet me dyshimin e vet pesimist. Pse duhet të dyshojë Heminguej se mos ndoshta ai do të ndërrohej për Shën Valentin? Gjithësesi në poezinë e Heminguejt do të takoni edhe poezi të tjera të cilat na shfaqin dyshim dhe pesimizëm.

Poezia ngjan më shumë si shpreje se sa si poezi.  Autori nëpërmjet një humori të thellë, të cilin bota e njeh si “Humor Anglez”, ndonëse ai ishte nga Shtetet e Bashkuara dhe nuk e kishte vizituar asnjëherë Brritaninë (duhet përmendur fakte se në 1924, pas kthimit nga udhëtimi në Spanjë ai bashkohet me një grup emigrantësh Anglez dhe Spanjoll, sëbashku me të shoqen), shpreh një pikëllim të thellë që ajo dashuri po i krijonte.

Pikëllimi nuk është i vetmi tis që përshkon këtë minipoezi dyvargëshe, më e shkurtra që personalisht kam lexuar. Kemi edhe tisin e pritjes që gjendet sapo të gërvishim fare pak sipërfaqen e poezisë.

Për ta kuptuar lidhjen mes Shën Valentinit dhe Krishtlindjes shikojeni poezinë në këtë këndvështrim më të qartë: Krishtlindjet, festa e dytë më kryesore e të Krishterëve, si dhe Shën Valentini, festa kryesore e të dashuruarve. Diferenca ndërmjet këtyre dy festave, më pak se dy muaj, ekzaktësisht 51 ditë diferencë.  Krishtërimi pa “dashurinë” nuk ka kuptim, sepse nëse nga Bibla largon termin “dashuri”, Ajo nuk ka kuptim.

Pra Shën Valentini është festa kryesore e termit themelor të Krishtërimit. Dhe pikërisht për Krishtlindje, Hyi sjell në Tokë birin e vet, prej dashurisë që Ai kishte për ne. Kjo është arsyeja e lidhjes që autori bën mes “Shën Valentinit” dhe “Krishtlindjes”.

“T’varun n’pemë tande t’Kshnellave” tregon se autori është i gatshëm të vetëflijohet nëse nuk do të bëhet ashtu si ai shpreson. Por pse pikërisht në Pemën e Krishtlindjes? Për dy arsye. E para është sepse ajo pemë qëndron aty, në mes të shtëpisë dhe një person i varur në të do t’i kujtonte gjithnjë pronarit të pemës fajin e bërë dhe së dyti sepse në atë pemë varen vetëm topa shumëngyrësh, të bukur si dhe të ndritshëm, pra praktikisht gjëra të këndshme.

Ndoshta pikërisht kështu e mendon autori vetveten dhe pikërisht i tillë, ai do t’i jepet dashurisë.

Përkthimi dhe koementi: Andreas Dushi/konica.al