SHARE

Në letërsinë botërore, sidomos që nga koha e Shekspirit, Shqipëria përmendet në “12 netët” vepër e komanduar ng Mbretëresha Elisabet. Aty përmendet Viola, që luan edhe rolin mashkullor në veprat e Shekspirit. Ajo thotë dy fraza: Çfarë vendi është ky? – duke iu referuar Ilirisë, dhe: Çfarë dreqin po bëj në këtë vend? Edhe ardhja e Hanry Marsh ishte pak a shumë është një rastësi e tillë. Një arsye mjekësore, siç ndodh tek mjekët, e hodhi spirancën në Shqipëri.

Neurokirurgu e nis librin e tij me fjalinë: “Më ndodh shpesh të operoj trurin e njerëzve dhe kjo është një ndër gjërat që urrej ta bëj.” Mjeku Petrela tregon në intervistë, se është një ndër profesionet, në të cilat njeriu has më shumë vështirësi. Aty përballesh me rrezikun e një gabimi që mund të bëjë dëm shumë të madh, ndaj dhe libri mban titullin “Mos Bëj Dëm”, sepse mund të rrezikosh jetën e tjetrit.

Mjeku i njohur thotë në libër: “Asnjëri nuk mund ta kuptojë nga profesionet e tjera, sesi një neurokirurg gjendet në një pozicion urrejtjeje, kur ai i ka bërë të gjitha gjërat në rregull.” Realiteti i neurokirugut është i shoqëruar me narcizmin, hipokrizinë, ambiciet, sfidat dhe paktin e heshtur me vdekjen, që bën kurioz këdo që e dëgjon këtë gjë. Si mundet që të gjejë qetësinë me veten një neurokirurg?

Për mjekun e njohur Petrela, qetësia është kushti themelor për të qenë një neurokirurg. Për mjekun, jeta për një pjesë të madhe të njerëzve është kthyer në një shfaqje televizive, gjatë gjithë kohës, e ndërsa profesioni i neurokirurgut kërkon që, përkundrejt sëmundjes, të jesh i përgatitur, e mbi të gjitha, të jesh njerëzor në marrëdhënie me pacientin; pra, të mund të përdorësh të gjitha mjetet që jep revolucioni teknologjik dhe të kuptosh që, përpara teje është një qënie njerëzore, që jeton me po të njëjtat emocione dhe histori jetësore, ashtu si edhe mjeku që gjendet përballë tij.

Kur kemi humbje në fushën e mjekësisë, gishti i drejtohet së pari mjekut, pa e ditur fillimisht se çfarë ka ndodhur në një sallë operacioni. Si i paraqet Zoti Henry Marsh në librin e tij, të vërtetat që ndodhin në një sallë operacioni?

Një nga kontributet e këtij libri është se ai edukon, jo vetëm neurokirurgët dhe studentët e mjekësisë, por një publik më të gjerë. Është një libër i shkencës popullore në ato që konsiderohen si klasifikimet e librave. Njerëzit duhen të dinë se çfarë ndodh në një pjesë të rëndësishme të trupit të tij, që i drejton ata gjatë gjithë jetës, siç është truri dhe palca. Ndodh shpesh ajo që ju thatë, se mjekëve iu drejtohet të parëve gishti në gabime. Ne nuk jemi ëngjëj krahasuar me pjesën tjetër të njerëzve, por duhet të kuptohet, siç ndodh te profesionet e tjera. Gabimi është njerëzor. Nuk po themi që jemi të pagabueshëm, por puna është të tregojmë të vërtetën dhe të mos bëjmë dëme.

 Jeta e një neurokirurgu nuk është kurrë e mërzitshme, por jo pa një çmim. Cili ka qënë ky çmim që ju është dashur të “paguani”?

Çmimi është se duhet të mendohesh dy herë para se ta bësh këtë gjë. Si çdo profesion, ky ka arritjet e veta; ka emocione. Empatinë që mjeku ndjen ndërsa sheh se pacienti është mirë, atë që të mbush me shumë energji, mos ti harrojmë që janë pjesë shumë pozitive. Natyrisht që është konsumues për jetën private, pasi raporti mes saj dhe profesionit të neurokirurgut është gjiithmonë në dëm të jetës private.

 Në parathënien që ju keni shkruar për librin “Mos Bëj Dëm”nënvizoni në një moment të saj, faktin sesi mjeku i mirënjohur francez, Celine, hoqi dorë nga mjekësia për t’iu përkushtuar tërësisht letërsisë, sepse ai thoshte: “Duhet të gënjesh ose të vdesësh, dhe unë nuk zgjodha të vetëvritem.” Në parathëni, ju vazhdoni të tregoni se neurokirurgu britanik, Henry Marsh me këtë libër, na vërtetoi të kundërtën e asaj që theksonte mjeku francez. Si e shpjegoni këtë?

Celine është një nga shkrimtarët më të dëgjuar të Francës. Ai ka qenë urolog dhe ka shkruar për shumë personazhe të njohur. Ai e braktisi mjekësinë, duke u dashuruar me letërsinë. Ndërkohë Henry Marsh, në fillimit e studimeve të tij ka qenë me një formim krejt tjetër, jashtë mjekësisë dhe zgjodhi për pasion mjekësinë. Ai i kreu më së miri të gjitha studimet e tij dhe shumë mirë mund të ishtë tani pjesë e paralamentit britanik. Marsh e braktisi këtë fushë, kundër dëshirës së prindërve të tij, duke iu përkushtuar mjekësisë.Shërbimi ndaj një njeriu dhe dëshira ndaj shërbesës e shtyu Marsh të bëhëj një ndër emrat më të njohur në fushën e neurokirurgjisë.

Autori, me një gjuhë mjaft të thjeshtë, u jep mundësinë lexuesve të depërtojnë në sallën e vogël të neurokirurgjisë; aty ku pragun mes jetës e vdekjes e ndan një fije e hollë. Çfarë e bën një mjek të mirë sot dhe cilat janë cilësitë e tij?

E para është se, në mjekësi duhet të kalosh të gjitha stadet e studimit, por ajo që është më kryesorja është të mësohesh me emaptinë. Empatia është një term i përdorur rreth fillim-shekullit të kaluar, nga një psikiatër gjerman. Do të thotë të ndjesh dhimbjen e tjetrit; nuk është simpatia dhe kjo është shumë e rëndësishme në mjekësi. Ky libër na e përcjell këtë lloj ndjenje që duhet të shoqërojë mjekunKy është një shembull që shpesh i mungon mjekut në ditët e sotme. Ai shtë një shembull i munguar në atë që sot iu mësojmë studentëve. Unë po bëj një “mea culpa” por në kuadër të edukimit që bën Fakulteti i Mjekëisë, pak bëhet në drejtimin e empatisë edhe etikës që duhet të përdoret nga mjekët e rinj.

 A është e vështirë të vendosësh optimizin mbi realizimin në fushë të tillë?

Kjo është një pjesë që mund ta ndash në shumë pjesë. Optimizmi është ajo që të krijon rezultati i djeshëm me pacientin. Pacienti që ti e ke trajtuar, ka dalë mirë e që ka shkuar çdo gjë më sukses, të jep ty atë optimizmin që të vazhdosh, por ky profesion nuk ka vetëm optimzmin. Mjeku duhet të përballet edhe me vdekjen; përballet edhe me pasoja që mund ti krijosh pacientit. Të gjitha këto bëjnë dhe atë që autori e ka shkruar në libër dhe që, po ashtu qëndron edhe për mua që “unë urrej ta bëj këtë profesion.”

 Në vitin 2016 u bë e mundur ardhja pikërisht e New York Times në Shqipëri dhe këtë gjë e bëri të mundur, pikërisht Henry Marsh. Shqipëria ishte në kryefaqen e kësaj gazete, me artikullin me titull “Bukuria e frikshme e një ndërhyrjeje kirurgjikale.” Ju, si mikëpritës i stafit, çfarë mund të na tregoni më shumë?

Ishte një sugjerim i zotit Marsh, që një ndërhyrje e tillë, të mund të bëhej në Shqipëri. Ai është një ndër pionerët e parë që e ka futur këtë gjë në Europë. Natyrisht, duhej një përgatitje teknike, sepse operacione të tilla e kërkojnë një gjë të tillë. Kjo gjë u bë për një javë, duke patur edhe një ekip prej pesë vetësh, që ndoqën hap pas hapi ecurinë e operacionit në fjalë.

 Sa të rëndësishme janë botime të kësaj lloj natyre dhe a do mundin ato, të ndryshojnë mentalitetin që po jetojmë në ditët e sotme?

Normalisht, unë besoj se kjo duhet të masivizohet. Në shoqërinë shqiptare, gjithmonë e më shumë po i kushtohet vëmendje teknologjisë dhe kjo është e tmerrshme. Në përgjithësi, njerëzit po bëhen dislektikë, e nuk arrijnë më të lexojnë. Disleksia, ose është e fituar kur je me një sëmundje të trurit, që nuk arrin dot të lexosh dhe është e lindur, ose e fiton këtë gjatë jetës, kur ti nuk lexon më dhe nuk arrin të sintetizosh. Kjo po ndodh në njëfarë mase. Për shembull: Shumë njerëz bëjnë foto me celular, por arti i vërtetë është me aparat. Ju keni vënë re se, ku ka të huaj në Shqipëri, e kanë telefonin në xhep, por në qafë kanë edhe aparatin. Nëse do të bësh art dhe ta shijosh fotografinë, kjo nuk mund të bëhet me celular. Për mua, letërsia bën pjesë tek artet liberale, që të mundësh të jesh i lirë e diapazon më të hapur.

 Ju jeni i njohur, si në personazh që e doni shumë letërsinë, duke e vërtetuar këtë me përkthimin e këtij libri. A do të mund të kemi një libër nga ju, në të ardhmen?

Në fakt, kjo pyetje është një stimul ashtu sikundër shumë njerëz të tjerë që më kanë thënë të shkruaj. Shumë miq, edhe shkrimtarë, madje edhe Henry Marsh vetë, më thotë që duhet të ulem e të shkruaj. Ka një shprehje të një autori që thotë se, kur lexon shumë të vjen dëshira për të shkruar. Unë, në pjesën më të madhe të jetës, e kam gjetur tek libri që përktheva, sepse është një jetë neurokirurgu që më ngjan, e rreth 80% në atë libër është jeta e tij. Unë duhet ta mendoj shkrimin, a jo, të një libri.

(Konica.al)