SHARE

“Shenjtëria e rregullave nuk do të thotë absolutisht asgjë për krijuesin e pastër. Po ja që ka një justifikim për krijuesin e varfër në qoftë se ka nguruar të kamuflohet ose të zbresë poshtë me anë të syve të zjarrtë, por nuk ka asnjë justifikim për krijimin e gjymtuar nga udhëzimet e marra në shkollë ose në modë, ose libri i një lutësi shëndetlig i cili thotë: formë, formë, formë!! Vendose në një kafaz!

Le ta lejojmë veten të kemi pak hapësirë për gabime, histeri dhe pikëllim. Le të mos ta rrotullojmë nëpër buzë deri sa të kemi një top i cili rrotullohet me mjaft mjeshtëri si një mashtrim, por ta flasim atë.

“Gjërat ndodhin,  prifti është qëlluar tek Xhoni, hornets vjellin heroinë dhe askush nuk i arreston, ata hedhin poshtë numrin tënd, gruaja jote ikën me një idiot i cili nuk e ka lexuar kurrë Kafkën, macja është shtypur nga një makinë, kafka e saj qëndron në trotuar, qëndron aty në trafik për orë e orë të tëra, lulet rriten në pluhur, fëmijët janë duke vdekur, mushkonjat janë duke u përplasur me ekranet e televizorëve… historia e Formës është e dukshme.

Vërtetë, ne duhet që ta lemë qiririn që të digjet, derdhja e benzinës prej tij është shumë e nevojshme. Ndjesia e të përditshmes është gjithmonë e përhershme, por aty ka edhe të bërtitura nga dritaret gjithashtu… një histeri artistike shkaktuar nga frymëmarrja e nekropolisit… disa herë kur muzika ndalon dhe na lë ne mes katër mureve prej gome, xhami ose guri; ose dhe më keq, pa mure fare, të varfër dhe duke ngrirë në zemër të Atlantës.

Për tu përqendruar në formën dhe logjikën… duket budallallëk në mes të çmendurisë. Krijimi është dhurata jonë dhe ne jemi të sëmurë për të. Ajo ka spërkatur kockat e mia dhe më zgjon nga gjumi për të vështruar  në orën 5 të pasdites muret rreth e rrotull.Fshiji duart e tua dhe provo që ti je akoma gjallë, serioziteti nuk ka për ta bërë. Ec mbi tokë, kjo është dhurata, kjo është dhurata.”

Charles Bukowski