SHARE

“Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndërsi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.”
– Kurt Vonegut

“Çfarë është dashuria tjetër përveç se pranimi i tjetrit, sido që të jetë ai.”
– Anais Nin

“Dashuria është si një temperaturë që ikën edhe vjen në mënyrë të pavarur nga vullneti… dashuria nuk ka limite të moshës… (dashuria nuk njeh moshë).”
– Stendhal

“Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemren askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes  me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd.

Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.”
– 
C.S.Levis

“Dashuria mund të ndryshojë një person ashtu siç prindi mund të ndryshoje një bebe- me delikatesë, dhe shpesh duke shkaktuar rrëmujë.”
– Lemoni Sniket

“Agjë nuk është më e mistershme, asnjë marrëdhenie njerëzore, përveç dashurisë.”
– Susan Sontag

“Dashuria në një farë mënyre është sikur shikon një mjegull kur zgjohesh në mëngjes përpara se të dalë dielli. Shfaqet vetëm për pak kohë dhe pastaj largohet… dashuria është një mjegull që zhduket me të parin agim të realitetit.”
Charles Bukowski

“Dashuria nuk shikon me sy, por me mendje.”
– 
William Shakespeare

“Dashuria, emër. Një çmenduri e përkohshme që shërohet nga martesa.”
– 
Ambros Biers

“Dashuria nuk ka të bejë me atë çfarë pret të marrësh-vetëm me atë çfarë pret të japësh – që është gjithçka.”
– 
Katerin Hepburn

“Nga të gjitha format e maturisë, maturia në dashuri është mbase vërteta më fatale e lumturisë.”
Bertrand Russell

“Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qënit i paaftë për të dashur.”
Fyodor Dostoevsky

“Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky  është një argument i keq. Ka shumë menyra për të zbuluar që dikush të do.

Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjeseza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme¨shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.”
– Çarls Doukins

“Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.”
Paolo Coelho

“Dashuria as nuk fillon as nuk mbaron sipas mënyrës që ne mendojmë. Dashuria është një betejë, dashuria është një luftë; dashuria është një rritje.”
– 
Xhejms Baldvin

“Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.”
– 
Haruki Murakami

“Dashuria nuk qëndron në soditjen e njëri tjetrit, por të shikuarit sëbashku më tutje në të njejtin drejtim.”
– 
Antoine de Saint-Exupéry

“Sa më shumë dikush gjykon, aq më pak ai dashuron.”
Honore de Balzac

“Ti mund ta shndërrosh dashurinë, ta injorosh, ta çrregullosh, por nuk mundesh kurrë ta largosh nga vetja. E di nga eksperienca që poetët kanë të drejtë, dashuria është e përjetshme.”
– 
E.M. Forster

“Dashuria është përpjekja për të kuptuar që edhe diçka tjetër përveç teje është e vërtetë.”
– Iris Murdok

“Është një mendim kurioz, por vetëm atëherë kur i sheh njerëzit të duken qesharak ti kupton sesa shumë i do ata.”
– Anais Nin