SHARE

“Një ditë do të kërkosh për mua në të gjithë ato që do të takosh, por nuk do të më gjesh.”

Nuk e di kur do të vijë dita. Ndoshta do të mbaj dorën e dikujt, kaq e përfshirë kështu nga vëmendja e një tjetri. Nuk do të vërehet madje edhe kur të shkëmbehemi në rrugë. Kjo derisa ti të thuash emrin tim.

Unë do të kthehem në kujtesën tënde dhe në të gjithë atë që ne ishim, por më shumë në atë që nuk ishim. Sepse nuk më ke dhënë asnjëherë dritën e diellit. Ti më dhënë copa dhe pjesë të një historie dashurie me gjysmë zemre që nuk më lanë asgjë, përveçse konfuzion.

Disa copëza dashurie ku kam dashur dikë që nuk diti të ma kthejë mbrapsht asnjëherë.

Por një ditë emri im do të dalë dhe ti do të kuptosh se sa të mungoj.

Do të të mungojnë bisedat e vogla ku flisnim vetëm për ne. Ti do të ridëgjosh mesazhet zanore vetëm për të dëgjuar tingullin e zërit tim. Do ta gjesh veten duke shikuar fotot e mia, duke kujtuar kohën kur ke qenë një personazh kryesor në jetën time ose të paktën ashtu unë kam kërkuar që ti të jesh.

Do të kujtosh se si të tregoja çdo detaj të asaj që ndodhte në përditshmërinë time. Dhe do të të mungojë që dikush të t’i tregojë këto gjëra. Dikush që kujdeset sinqerisht për mirëqenien dhe lumturinë tënde.

Aq shumë, saqë e kam vënë lumturinë tënde para times. Do të të mungojnë mesazhet që të dërgoja gjatë një ditë të zënë. Do të të mungojnë përkujdesja, edhe pse nuk ishte reciproke.

Ty thjesht do të të mungojë dikush përreth teje, dashurinë e të cilit e more për të mirëqenë. Dhe kur ato momente të të munguarit të të godasin fort, do të pendohesh që nuk e ke kuputar që ke patur atë që të gjithë do të dëshironin ta kishin. Që nuk më ke dhënë mundësinë që ndoshta e meritoja.

Të të mungojnë njerëzit kur nuk i ke, është mënyra më e keqe për të të marrë malli për dikë. Të përndjek me të vërtetë.

Ç’të të them nëse ngrihesh natën, kur po shtrihesh në një shtrat vetëm ose më keq duke u shtrirë afër një njeriu që të bën të ndihesh i vetmuar, dikush që të trajton në mënyrën si ti më trajtove mua.

Dhe ndoshta ti do të më shkruash vetëm për të pyetur se si jam unë. Ndoshta ti je thjesht kurioz nëse ende dua t’ia di për ty. Unë ndoshta gjithmonë do të dua tÇia di për ty.

Dallimi mes të dyve ishte se unë gjithçka që të thosha i kisha të vërtetë ndërkohë që ti ishe zhytyr në konfuzion duke u përpjekur të kuptosh se si ndihesh për mua. Ti nuk doje t’ia dije, por e ke bërë. Mund ta shihja.

Unë kurrë nuk kam patur përse të pyesja veten për ty. Nuk i vija në dyshim ndjenjat e mia për ty. Dhe nuk të krijova asnjëherë dyshime për mënyrën se si ndihesha. Unë të shikoja ty me të njëjtin besim që shpresoja se do të më kthehej.

Por unë nuk mund të vazhdoj të pres më gjatë. Unë nuk mund të vazhdoja të shpresoja dhe të doja, të dëshiroja dhe të investoja në diçka që nuk po e merrja mbrapsht. Edhe njerëzit më të mirë lodhen duke u përpjekur.

Dhe ti mund të më kesh dëmtuar fillimisht, por në afat të gjatë, do të vazhdoj përpara dhe do ta kaloj të gjithë këtë vuajtje. Por unë jam lloji i personave që njerëzve u mungojnë edhe nëse kërkon një kohë të gjatë për të arritur deri atje.

Unë jam tipi i personit që njerëzit nuk e harrojnë aq kollaj!

Një ditë, të betohem që do të të mungoj dhe kur të vijë ajo ditë unë do të jem zhdukur…