SHARE

Mbase shkoi edhe një ditë,
Kur krejt pa folur mbeti fjala..!
Ndër mendime si në heshtje,
Harresa mallit s’i del para..!

Kur kujtuar të jetë vetja
Në një heshtje a në një mallë
Kaq i thjeshtë do jetë harrimi,
Kur vetë fjala ik pa fjalë..!

Fali heshtjes vetëm heshtje
Do kujtosh si vret qetësia
Se fjala s’vuan veç për fjalë
Po se zuri e shkretë mërzia

Kur zgjuar të jetë vetja nga malli
Një kujtim do mbetet largë
Qoftë një dhembje a një buzëqeshje
Mallëngjim harrim a fjalë

Kaq i thjeshtë do jetë harrimi
Udhëve të shkreta me hije shumë
Harresë malli të fal vetja
Kur vetë fjala ik pa zhurmë..!!

Jegi