SHARE
  1. “Nuk ka rëndësi se sa larg vrapon. Largësia mund të mos zgjidhë gjë. “

“Ndonjëherë fati është një stuhi e lehtë prej rëre që vazhdon të ndryshojë drejtim.”

“Në udhë merr shokë, në jetë virtyte… takimet e rastit na shpien përpara.”

“Të kthehesh në një njeri tjetër mund të jetë e vështirë, por të marrësh një emër tjetër është e thjeshtë, mu si një lojë fëmijësh.”

“Gjërat që nuk të duhen më, harrohen lehtësisht.”

“Ne kemi nevojë për data dhe emra, që të mund t`i mbajmë mend të gjitha llojet e gjërave.”

“Shumica e mjekëve ushtarakë janë burokratë, të cilët më shumë shqetësohen për mbrojtjen e territorit të tyre të vogël sesa për mjekësinë.”

“Nuk ka rëndësi sa kohë kalon apo se çfarë ndodh ndërkohë, pasi ka disa gjëra që ne nuk mund t`i lëmë në harresë, kujtimet nuk mund t`i shuajmë kurrë. Ato qëndrojnë me ne përgjithmonë, si një gur prove.”

“Nuk ka asnjë luftë që mund t’u japë fund të gjitha luftërave. Lufta shumohet brenda luftës… lufta është një mekanizëm i përkryer vetëfunksionues.”

“Njerëzit lodhen shpejt nga gjërat që nuk janë të mërzitshme, por jo nga ato që janë vërtet të tilla.”

“Vetmia vjen në mënyra të ndryshme. Ajo që të pret mund të jetë e papritur.”

“Kur fillon lufta, njerëzit detyrohen të bëhen ushtarë. Ata marrin me vete armë, shkojnë në vijat e frontit dhe duhet të vrasin ushtarët e palës tjetër. Aq sa të mundin. Askush nuk do t`ia dijë nëse ty të pëlqen të vrasësh njerëz të tjerë apo jo. Kjo është thjesht një diçka që duhet ta bësh, përndryshe ti je ai që do të vritesh.”

“Ajo që është vërtet e rëndësishme për njerëzit, ajo që ka vërtet dinjitet, është mënyra se si vdesin… nuk ka shumë rëndësi se si jeton njeriu.”

“Jeta e njeriut është një lamtumirë e gjatë, si lulet e shpërndara nën stuhi.”

“Mbyllja e syve nuk do të ndryshojë gjë. Asgjë nuk do të zhduket ngaqë ti nuk mund ta shohësh se çfarë po ndodh. Në të vërtetë gjërat do të bëhen edhe më keq herën tjetër, atëherë kur t`i hapësh sytë….Hapi sytë fort, vetëm një frikacak i mbyll. Po të mbyllësh sytë dhe të zësh veshët, nuk do ta ndalësh kohën.”

“Është e vështirë të ndalësh luftën kur ajo fillon. Nëse shpata zhvishet, do të derdhet gjak.”

“Në të vërtetë natyra është deri diku e panatyrshme. Çlodhja mund të jetë kërcënuese. Duhet përvojë dhe përgatitje për të jetuar me këto mospërputhje.”

“Nëse përpiqesh shumë për të marrë diçka, nuk e merr dot atë. Kur njerëzit largohen me shumë mundim prej diçkaje, zakonisht e arrijnë atë.”

“Çfarëdo qoftë ajo që kërkon, nuk do të vijë në formën që e pret.”

“Ka një kthesë, një ndryshim të papritur. Ka vetëm një lloj lumturie, por fatkeqësia vjen me të gjitha format dhe madhësitë.”

“Në jetën e çdokujt ka një pikë pa kthim dhe në shumë pak raste një pikë ku nuk mund të shkosh më përpara. E vetmja gjë që mund të bëjmë kur e arrijmë atë pikë është që ta pranojmë me qetësi. Vetëm kështu mund t`ia dalim mbanë.”

“Vetëm njerëzit që e kanë provuar paragjykimin, mund ta kuptojnë se sa shumë të lëndon ai. Secili e ndien dhimbjen sipas mënyrës së tij, me shenjat e veta.”

“Për aq kohë sa zotëron kurajën të pranosh gabimet, gjërat mund të ndryshojnë. Por mendjet e ngushta, jotolerante, pa imagjinatë, janë si parazitët që e transformojnë organizmin që i mban ato, ndryshojnë formën dhe vazhdojnë të lulëzojnë.”

“Njerëzit mund të bëhen fantazma edhe nëse janë ende gjallë.”

“Nëse njeriu me të cilin ke rënë në dashuri nuk është i lidhur me realitetin, ai kthehet në një shqetësim të madh.”

“Të pasurit e një objekti që simbolizon lirinë mund ta bëjë dikë më të lumtur sesa vetë liria që ai ka.”

“Ndoshta shumica e njerëzve në botë nuk përpiqen të jenë të lirë. Ata vetëm mendojnë se janë të tillë. E gjitha është iluzion. Po të jenë vërtet të lirë, pjesa më e madhe e tyre do të hasin vërtet probleme. Në të vërtetë njerëzit nuk parapëlqejnë të jenë të lirë.”

“Bota do të ishte një rrëmujë e vërtetë nëse të gjithë do të ishin gjeni. Dikush duhet të vëzhgojë me vëmendje, të kujdeset për punën!”

“Të mendosh gjëra pa kuptim është më keq sesa të mos mendosh fare.”

“Sa më shumë që mendon për iluzionet, aq më shumë ato fryhen dhe marrin formë. Dhe nuk janë më thjesht iluzione.”

 

 Haruki Murakami“Kafka në breg”

Përgatiti: Muhamet Rexhaj