SHARE

Të qenit krenarë për atë që jemi dhe që provojmë, na bën të ndriçojmë me dritën tonë, por ne duhet ta mbrojmë veten nga ata që duan ta shuajnë atë.

Çdo person ka një dritë brenda vetes, që i lejon të ketë vetëvlerësim të lartë dhe të jetë krenar për personin që është dhe atë që mund të bëjë.

Jeta nuk është aq e komplikuar sa mund të mendojmë, por nganjëherë drita jonë tenton të vihet në dyshim, të bëhet objekt i zilisë së të tjerëve. Por nëse ne pushojmë së varuri nga të tjerët, do të jemi më të lirë dhe më origjinalë.

Çfarë do të thotë të shkëlqesh me dritën tënde?

Secili prej nesh kalon nëpër momente të errëta dhe lejon që të tjerët ta ndriçojnë me dritën e tyre. Këta njerëz na japin dorën kur kemi më së shumti nevojë, na sigurojnë mjete për t’u përballur me vështirësitë dhe na ndihmojnë të zgjidhim problemet. Pranë tyre mësojmë të rritemi.

Por, është e gabuar të mbështetesh vazhdimisht te të tjerët për çdo nevojë. Gjithkush duhet të mësojë të shkëlqejë vetëm, pa varësinë nga të tjerët, të kultivojë vetëbesimin e vet, vetëdijen e vet, egon e vet.

Që të ndriçoni me dritën tuaj ju duhet të jeni një person i sinqertë dhe koherent. Ne të gjithë kemi një dritë që na bën të veçantë, por nëse nuk e kultivojmë, do të shuhet. Mënyra më e mirë për ta bërë atë të rritet është të jesh vetvetja. Dhe mos e fshihni pjesën më të keqe tuajën, nuk keni arsye të keni turp për këtë.

Megjithatë, ne shpesh jemi të rrethuar nga njerëz që duan të fikin dritën tonë sepse janë ziliqarë dhe nuk mund të durojnë që të tjerët të shndërrijnë. Këta njerëz shkaktojnë shumë probleme, zhgënjim, humbje të vetëdijes dhe ulje të vetëbesimit. Nëse nuk mbroni veten nga këta njerëz, do të ndikoheni negativisht.

Ka 3 mënyra për të mbrojtur veten nga ata që duan të shuajnë dritën tuaj:

1. Mësoni të injoroni.

Shumica e njerëzve që ju kanë zili janë miq ose të njohur. Mos u zemëroni me ta sepse ju gjykojnë, por injoroni qëndrimet e tyre. Mësoni të lini që gjithçka të kalojë.

2. Gjithmonë jini origjinalë.

Mos e ndryshoni veten për t’i pëlqyer të tjerëve, jini vetvetja në çdo rast, mos lejoni të tjerët t’ju tregojnë se si të silleni.

3. Humori

Nuk ka armë më të fuqishme kundër problemeve, padrejtësive dhe kritikave. Mos merrni gjithçka personale, por mësoni të qeshni. Mësoni të jeni vetvetja, pavarësisht gjithçkaje, pa frikë se dukeni ndryshe nga sa jeni. Shkëlqeni me dritën tuaj, dhe nëse të dashurit tuaj kanë nevojë për to, mos hezitoni të dhuroni pak nga vetja, një përqafim, një buzëqeshje. / Bota.al