SHARE

Rrëzohu 7 herë e ngrihu 8 herë, është një proverb japoneze shumë e goditur. Të motivon që pas çdo dështimi të ringrihesh dhe të luftosh për sukses.

Dështime përjetojmë çdo ditë, në shkollë, në punë, në punët e shtëpisë dhe brenda në familje. Është e pashmangshme një gjë e tillë, por është irrituese dhe shkakton pesimizëm.

Nëse keni përjetuar dështime në jetë apo po e përjetoni një gjë të tillë, mos u dëshpëroni por kushtojuni pak kohë këtij artikulli dhe njihuni me njerëzit që kanë qenë në situatën tuaj dhe kanë mbijetuar. Ia kanë dalë!

Ja cilat janë 10 dështime më të suksesshme, të cilat të gjithë personat në mbarë botën duhet t’i marrin në konsideratë.

J.K Rowling

Gjatë një fjalimi që mbajti në Harvard, autorja e Harry Potter, J.K. Rowling përmendi rëndësinë dhe vlerën e dështimit. Pse?

Thjesht sepse edhe ajo dikur ka dështuar. Pak vite pas diplomimit të saj nga kolegji, ajo përjetoi dështimet më të këqija.

“Kisha dështuar në një shkallë epike. Një martesë jashtëzakonisht jetëshkurtër ishte zbehur dhe isha e papunë, një prind i vetëm, dhe aq e varfër saqë ishte e mundur të jetoje në Britaninë moderne por pa strehë.

Frika që prindërit e mi kishin pasur për mua dhe ajo që kisha pasur për vete, kishin ardhur të dyja dhe nga çdo standard i zakonshëm, isha dështimi më i madh që e njihja.”

Përballimi i këtij dështimi, e bëri atë më të fortë dhe më të vendosur dhe ky ishte çelësi i suksesit të saj.

Steve Jobs

Apple tani një revolucion më vete filloi me dy burra në një garazh. Tashmë vite më vonë ne të gjithë e njohim atë si një kompani prej 2 miliard dollarësh me mbi 4000 punonjës. Megjithatë, pothuajse në mënyrë të pabesueshme, Steve Jobs u shkarkua nga vetë kompania që ai filloi.

Shkarkimi e bëri atë të kuptojë se pasioni i tij për punën e tij e tejkaloi zhgënjimin e dështimit. Ndërmarrje të tjera si NeXT dhe Pixar përfundimisht e çuan Jobsin në pozicionin e CEO-së në Apple.

Unë nuk e dallova në atë periudhë, por doli që shkarkimi nga Apple ishte gjëja më e mirë që mund të më kishte ndodhur ndonjëherë“, tha Jobs në vitin 2005.

Humbët punën sot? Vazhdoni përpara dhe ju mund të jeni tamam si ky djalë!

Bill Gates

Bill Gates braktisi Harvardin. Ai u bashkua me një biznes të quajtur Traf-O-Data, i cili ishte një dështim i vërtetë.

Megjithatë, aftësia dhe pasioni për programet kompjuterike e kthyen këtë dështim në pionierin e kompanisë së njohur të softuerit Microsoft dhe pastaj 31-vjeçarin në miliarderin më të ri të bërë vetë në botë.

“Është mirë të festosh suksesin, por është më e rëndësishme të kesh parasysh mësimet që nxjerr nga dështimi”.

Kjo nuk do të thotë se braktisja e Harvardit do të bëjë një miliarder, por ndoshta ajo diplomë e shndritshme nuk vlen aq sa dëshira dhe pasioni për të arritur suksesin.

Albert Einstein

Fjala ‘Ajnshtajni’ lidhet me inteligjencën dhe është sinonim i fjalës gjeni. Megjithatë, është një fakt i njohur se pionieri i teorisë së relativitetit të përgjithshëm, vetë Albert Einstein, nuk mund të fliste rrjedhshëm deri në moshën nëntëvjeçare.

Natyra e tij rebele çoi në dëbimin nga shkolla, dhe atij iu refuzua pranimi në Shkollën Politeknike të Zyrihut. Pengesat e tij nuk e ndaluan atë të fitojë Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921.

Pas të gjithave, ai besonte se “suksesi është dështim në progres”. Deri më sot, hulumtimi i tij ka ndikuar në aspekte të ndryshme të jetës, duke përfshirë kulturën, fenë, dhe madje edhe televizionin.

Vetëm për shkak se nuk keni arritur ndonjë gjë të mirë akoma, nuk do të thotë që nuk mund të jeni vetë Ajnshtajni.

Abraham Lincoln

Dështoi në biznes në vitin 1831, vuajti nga një krizë nervore në vitin 1836, u mund në kandidaturën e tij si president në vitin 1856 dhe Abraham Lincoln e njihte mjfat mirë refuzimin dhe dështimin.

Në vend që t’i merrte këto si shenja për dorëzim, ai nuk pranoi të ndalonte duke bërë më të mirën.

“Shqetësimi më i madh nuk është nëse keni dështuar, por nëse jeni të kënaqur me dështimin tuaj”.

Lincoln u zgjodh në 1861 si Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sasia e refuzimit që merrni nuk është një faktor përcaktues. Suksesi është ende brenda mundësive tuaja.

Michael Jordan

“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje në karrierën time. Kam humbur gati 300 lojëra. 26 herë, më është besuar gjuajtja për të dhënë fitoren dhe kam humbur. Unë kam dështuar pa pushim në jetën time. Dhe kjo është arsyeja pse unë sot kam sukses “.

Aftësitë e basketbollit të Jordanit nuk janë natyrale. Iu deshën vite përpjekje, praktikë dhe dështimi që të bëhej ylli që njohim sot.

Steven Spielberg

I konsideruar si një nga regjisorët më me ndikim të të gjitha kohërave, Steven Spielberg është një emër i njohur. Është e çuditshme të kuptohet se gjeniu i filmit kishte nota të dobëta në shkollën e mesme, duke u refuzuar tre herë nga Universiteti i Kalifornisë Jugore.

Ndërkohë që ishte në kolegj, ai u ra në sy drejtuesve në Universal, me të cilët nënshkroi kontratë si drejtor televiziv në vitin 1969. Kjo do të thoshte se ai nuk do t’i përfundonte studimet e tij edhe për 33 vite të tjera.

Në fund të fundit, këmbëngulja dhe pranimi i dështimit është çelësi i suksesit.

“Edhe pse bëhem më i vjetër, ajo që bëj kurrë nuk bëhet e vjetër, dhe kjo është ajo që unë mendoj se më mban të etur.”

Deri më tani, Spielberg ka drejtuar 51 filma dhe ka fituar tre çmime Oscar.

Walt Disney

Krijuesi i Mickey Mouse Walt Disney e la shkollën në një moshë të re në një përpjekje të dështuar për t’u bashkuar me ushtrinë. Një nga ndërmarrjet e tij të mëparshme, Laugh-o-Gram Studios, falimentoi për shkak të mungesës së aftësisë për të drejtuar një biznes të suksesshëm.

Ai ishte shkarkuar një herë nga një gazetë e Misurit për faktin e “mos të qenit mjaftueshëm krijues”. Megjithatë, sot gjeniu i studiove Disney mban meritën për kujtimet dhe ëndrrat e fëmijërisë të brezave të tërë.

Nga Borëbardha tek Frozen, Disney do të vazhdojë të argëtojë botën për brezat që do të vijnë.

“Logjika është e thjeshtë: nuk shikojmë prapa për shumë kohë. Ne vazhdojmë të ecim përpara, hapim dyer të reja dhe bëjmë gjëra të reja, sepse ne jemi kuriozë … dhe kurioziteti vazhdon të na çojë në shtigje të reja”.

Vincent Van Gogh

Gjatë jetës së tij Vincent Van Gogh vuajti nga sëmundje mendore, pati marrëdhënie të dështuara dhe bëri vetëvrasje në moshën 37 vjeçare.

Ai ka shitur vetëm një pikturë në jetën e tij, duke i dhënë atij mendimin e një dështimi si artist. Sidoqoftë, kjo nuk ia prishi entuziazmin dhe pasionin e tij për artin.

Ai kurrë nuk do të dinte se shumë vite pas vdekjes së tij ai do të bëhej i njohur si një figurë kyçe në botën e post-impresionizmit dhe në fund të fundit një nga artistët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë.

Ai kurrë nuk do të dinte se ai u bë një temë e nxehtë në klasat e artit dhe imazhi i tij do të përdoret në TV, libra dhe forma të tjera të kulturës.

Stephen King

Si një fëmijë paranojak, me fëmijëri të trazuar, i torturuar nga makthet dhe i rritur në varfëri, nuk është çudi që Stephen King u rrit me titullin: “Master of Horror”.

Një varësi ndaj drogës dhe alkoolit ishin mekanizmat e tij për t’u përballur me pakënaqësinë që ndiente me jetën e tij. Frustrimi që ai ndjeu nga kundërshtimet e shumta të shtëpive botuese në kombinim me substanca të paligjshme, bëri që ai të sillte ndër mend edhe përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve të tij.

Këto emocione intensive bënë që ai të përqëndrohej në shkrimet e tij. Ky u bë mekanizmi i tij i ri i përballimit, dhe kështu autori mjeshtër që njohim sot ka shkuar drejt suksesit.