SHARE

Ata më paten munduar
dhe zemëruar sa s’ka.
Disa me dashurinë e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Dhe shpirtin ma patën helmuar
më dhanë vrer të pi, ata.
Disa me dashurinë e tyre
me urrejtjen e tyre disa.

Por ai që shumë e më shumë
më mundoi, zemeroi e trishtoi,
ai s’më urreu kurrë
dhe kurre s’me dashuroi.

-Heinrich Heine