SHARE

Zemra e dashuruar mbetet e butë dhe e ndjeshme.
Mirëpo, kur me çdo çmim duam ta marrim gjënë e caktuar, bëhemi të pamëshirshëm, të fortë, pa ndjenja. Si mund të duhen njerëzit tjerë, kur na nevojiten? Mund të jenë vetëm të shfrytëzuar. Nëse më nevojitesh vetëm për të qenë unë i lumtur, më duhet të të shfrytëzoj, të manipulojë me ty, të gjejë mënyra dhe sisteme që të përvetësojë. Nuk mund të lë të lirë.

Mund me të vërtet t’i duam të tjerët vetëm pasi të jemi liruar nga varshmëria e tyre. Kur nevoja për të tjerët shuhet, njeriu gjendet në midis të shkretëtires. Në fillim përjetoni ndjenjë të tmerrshme të braktisjes, por nëse këtë e duroni për një kohë, befas do ta zbuloni se kjo në thelb nuk është braktisje. Kjo është vetëm vetmi. Jemi vetëm, dhe shkretëtira fillon të lulzojë.

 

-Anthony De Mello , “Zgjimi i inteligjencës”