SHARE

Shams-i-Tabrizi ose Shams al-Din Mohammad ishte një dijetar i madh islam nga Persia (Irani).

Ai njihet si udhëheqësi shpirtëror i dijetarit tjetër gjithashtu shumë të njohur, Rumit. Varri i Tabrizi-t është shpallur si monument kulture, i mbrojtur nga UNESCO.

Në vazhdim po ju paraqesim disa nga mendimet e tij më të ndritura:

  1. “Kimia e mendjes është ndryshe nga kimia e dashurisë. Mendja është e kujdesshme, përplot dyshime, avancon pak nga pak. Ajo këshillon “Kini kujdes, ruani veten”. Ndërsa dashuria thotë “Hape veten, shko!.

    Mendja është e fortë, nuk bie asnjëherë, ndërsa dashuria lëndon veten, bie si gërmadhë. Por, a nuk janë gërmadhat vendi ku më shpesh gjejmë thesare? Një zemër e thyer fsheh aq shumë thesare.”

    2. “Kjo botë i ngjan malit. Gjithcka varet nga timbri i zërit tënd. Në rast se i thua gjëra të bukura, bota do t’i përgjigjet zërit tënd. Në rast se bërtet e thua gjëra të pakëndshme, ajo menjëherë do t’i përgjigjet tonit tënd. Edhe në rast se dikush flet keq për ty, ti mos e prish timbrin e zërit tënd të ëmbël, flit mirë. Që bota të ndryshojë, duhet të përgjigjesh me zemrën tënde.”

    3. “Secili prej nesh është një vepër arti e papërfunduar që njëkohësht pret dhe lufton për t’u përfunduar.”

    4. “Nuk është asnjëherë vonë për ta pyetur veten: A jam gati ta ndryshoj jetën, gati të ndryshoj vetveten? Pavarësisht moshës që kemi, sado që kemi gabuar në jetë, është gjithnjë e mundur të rilindim.

    Nëse çdo ditë e re është një kopje e ditës së kaluar, është për të ardhur keq. Çdo frymëmarrje është një mundësi për të rilindur. Por për të rilindur në një jetë të re duhet të “vdesësh” përpara se të marrësh fund.”

    5. “Kur të gjithë po mundohen të jenë dikush, ji askushi. Mbushe zbrazëtinë!”

    6. “Nëse të ofendojnë, nëse të përgojojnë, nëse të akuzojnë mos thuaj asnjë fjalë të keqe. Mos u bëj njeriu i cili sheh turpin, bëhu ai që e korrigjon atë.”

    7. “I gjithë Universi është i përmbledhur në trupin e njeriut. Djalli nuk është një monstër që po pret të na fusë në kurth, ai është një zë i brendshëm. Kërko për djallin brenda teje, jo tek të tjerët. Mos harro se ai që e njeh “Djallin” e tij, njeh edhe “Zotin” e tij.”

    8. “Sigurohu që një ditë ta lëvdosh dhe falenderosh Zotin për lutjet e padëgjuara nga ai, që dikur ke qarë për to.”

    9. “Mund të ketë një defekt tek një njeri që fsheh me mijëra cilësi apo një cilësi të shkëlqyer tek ai që fsheh me mijëra defekte. Gjërat e vogla na shënjojnë.”

    10. “Përmbledhja e të gjitha urtësive të profetëve është kjo: Gjej një pasqyrë!”

    11. “Mund të jesh çdo gjë në jetë por më e rëndësishmja është të jesh një njeri i mirë.”

    12. “Kur helmi dhe e keqja bëhet një zakon, ajo nuk të dëmton më. Njihe shpirtin tënd dalëngadalë me vdekjen…” / Konica.al