SHARE
  1. “Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash.”

2. “Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt.”

3. “Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditet ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi.”

4. “Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet.”

5. “Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë.”

6. “Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye.”

7. “Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim.”

8. “Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak.”

9. “Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij.”

10. “Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë.”

11. “Jeta është e mbjellur dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar.”

12. “Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë.”

13. “Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës.”

14. “Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë.”

15. “Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim.”

16. “Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj.”

17. “Asnjëherë mos debato në tryezën e darkës, sepse ai që nuk është i uritur gjithmonë gjen argumentin më të mirë.”

18. “Origjinaliteti nuk është asgjë veçse imitim i mençur. Shkrimtarët më origjinalë kanë huazuar nga njëri-tjetri.”

19. “Ne kurrë nuk jetojmë, ne jemi gjithmonë në pritje të jetesës.”

20. “Historia është vetëm regjistri i krimeve dhe fatkeqësive.”

Voltaire