SHARE
  1. “Bukuria është dhuratë e Zotit.” – Aristoteli

2.”Sigurisht që bukuria është një dhuratë e mirë e Zotit, por duket se vetë Zoti mendoi se kjo, bukuria pra, nuk është ndonjë e mirë e madhe, përderisa ai e dha atë edhe tek njerëz të ligë.” – Shën Agustini

  1. “Në çastin që një vajzë fillon e nuk ka më ndrojtje dhe nuk skuqet më, atëherë ajo ka humbur pjesën më tërheqëse dhe më fuqiplotë të bukurisë së vet.” – Grigori i I-rë
  1. “Bukuria e stilit, e harmonisë, e hijeshisë dhe e një ritmi të mirë, varen nga thjeshtësia.” – Platoni
  1. “Njësoj si mund të gabojë një mëndje kur ajo gjykon nën veprimin e pijes së verës, ose një sy, kur ai sheh në errësirë, ashtu mund të gabojë edhe një shpirt, kur ai është i dehur prej një bukurie.” – Ovidi
  1. “Njoh dikë që kur pa një grua me një bukuri goditëse, ju lut Krijuesit për të. Duket pra se pamja e saj e ndriçoi atë burrë, që t’i drejtohej Zotit me përdëllim.” – Shën Joan Klimakusi
  1. “Ç’ka është e bukur është e mirë dhe, kush është i mirë, shpejt do të konsiderohet edhe si i bukur.”- Safo
  1. “Asgjë e bukur nuk është e bukur, po qe se shikohet nga të gjitha këndvështrimet.” – Horaci
  1. “Kur në mesnatë kandili shuhet, të gjitha gratë, kanë një bukuri që s’thuhet.” – Plutarku
  1. “Të lutem o Zot, më bëjë të bukur përbrenda.” – Sokrati
  1. “Bukuria individuale i hap rrugën njeriut, më tepër sesa një rekomandim.” – Arkimedi

 

(Shqipëroi: Ilia V. Ballauri)