SHARE

“As mohimi nuk është zgjidhje e drejtë. Secilën herë kur mohojmë dicka, e mashtrojmë veten. Cka mohojmë? Secilën herë kur mohojmë dicka, mbesim përherë të lidhur me objektin e mohimit. Një prift indian tha: “Sa herë që më vjen ndonjë prostitutë, flet vetëm për Zotin. Më thotë: ‘Jam ngopur me jetën që po e bëjë. Më duhet Zoti. ‘Mirëpo kur më vjen ndonjë prift, ai flet vetëm për seks.”

Me të vërtet kështu është- kur mohoni dicka, mbeteni përherë të lidhur për të. Kur luftoni kundër dikujt, gjithnjë mbeteni të lidhur për të. Gjithnjë derisa luftojmë me dikë, i japim forc atij. I japim forcë të njejtë asaj që shpenzojmë në këtë luftë.

Kjo ka të bëjë madje edhe me komunizmin, kapitalizmin dhe me të gjitha gjërat tjera. Pra, duhet, “pranuar” domenet tuaja sepse, duke luftuar kundër tyre, u jepni forcë. Athua këtë ende askush nuk jua ka thënë? Kur mohojmë dicka, mbesim të lidhur për të. E vetmja dalje është në atë që të mos lejojmë të jemi të mashtruar. Përpiquni ta kuptoni vlerën e drejtë të dickaje dhe nuk do të keni nevojë ta mohoni – thjeshtë, vetëm do t’ju bjerë nga dora.

Natyrisht, nëse nuk e kuptoni këtë që po them, nëse jeni aq të hipnotizuar të mendoni se nuk mund të jeni të lumtur pa disa gjëra, ose disa të tjera, atëherë jeni në kurth. Këtë që po përpiqem ta bëj për ju nuk është ajo që jua ofron e ashtuquajtura mendjemprehtësia – t’ju detyrojë në viktimizim, në mohim nga shumë gjëra. Kjo është tërësisht e kotë. Edhe më tej do të mbeteshit të fjetur.

Ajo që duhet t’ju ndihmojë është të kuptoni, kuptoni, kuptoni. Sikur të kuptonit, menjëherë do t’ju tretej dëshira për objektin konkret nga i cili varet lumturia juaj. Cka do të thotë: Nëse zgjoheni, do t’ju tretet dëshira për këtë objekt.”

Anthony De Mello“Zgjimi i inteligjencës”