SHARE

“Pa koment” është një koment.”

“Nëse një person buzëqesh gjatë gjithë kohës, me siguri po shet diçka që s’punon.”

“Arsyeja pse e quajnë “Ëndrra amerikane” është se duhet të jesh në gjumë ta besosh.”

“Si ka mundësi që nuk e kuptojmë asnjëherë kur fillon dashuria, por gjithmonë e dimë kur mbaron.”

“Ah, ata francezët. Kanë një fjalë të ndryshme për gjithçka!”

“Azia: Katër shkronja të vogla, tre miliardë njerëz të vegjël.”

“Unë nuk i dalloj ngjyrat. Njerëzit më thonë se jam i bardhë dhe unë u besoj, sepse policët më thërrasin “zotëri”.

“Gjithkush do të kishte besim tek vetja me një kokë plot me flokë. Por një qeros plot besim – ky është diamanti i dorës së parë.”

“Nëse një grua ju thotë se është njëzet dhe duket gjashtëmbëdhjetë vjeç, është dymbëdhjetë. Nëse ju thotë se është njëzet e gjashtë dhe duket si njëzet e gjashtë, është afër të dyzetave.”

“E gjithë bota çmendet kur reperi më i mirë është i bardhë, lojtari më i mirë i golfit është i zi, më i gjati në “NBA” është kinez, zviceranët fitojnë Kupën e Botës, Franca akuzon SHBA-në për arrogancë dhe Gjermania s’do të shkojë në luftë.”

George Carlin