SHARE

Theodore Roosvelt ka shërbyer si president i SHBA-së që nga viti 1933 deri në fund të jetës së tij. Ai ishte i martuar me Edith Roosvelt e cila solli mjaft ndryshime si zonja e parë e shtetit.

Sot ju sjellim një letër që presidenti Roosvelt, ia kishte shkruar bashkëshortes së tij, Edith Roosvelt, në përvjetorin e martesës, më 20 maj 1943. Në këtë letër Roosvelt e kujton ditën e martesës me Edith dhe për rrugëtimin e tyre deri në atë ditë.

“E dashur Bunny!

E di se çfarë është kjo? Një letër për përvjetorin e martesës. Unë mendoj se duhet të mbërrijë në kohën e duhur. A të kujtohet ajo ditë e nxehtë qershori para tridhjetë e tre vitesh? Kisha e tejmbushur me njerëz, babai me atë jelekun e mrekullueshëm me pika blu, turmat në rrugë, velloja jote e bardhë, mamaja jote me një prej atyre kapelave të mrekullueshme.

Dhe, a e mban mend si ishte bota atëherë, e vogël dhe e rregullt, një rend ndryshe. Gjërat kanë ndryshuar shumë që atëherë. Asgjë s’ka ndodhur ashtu siç e imagjinonim se do të ndodhte përveç fëmijëve tanë.

Ne s’e menduam asnjëherë se do t’i binim botës kryq e tërthor. Ne nuk e menduam kurrë se profesionet dhe interesat tona do të shkonin aq larg. Ne nuk e menduam kurrë se tridhjetë e tre vjetori i martesës sonë do të na gjente të zhytur në Luftën tonë të Dytë me mua sërish në front.

Epo e dashur, duhet thënë se ne kemi jetuar sipas pjesës më të rëndësishme të ceremonisë “Në të mirë e në të keq, në pasuri e varfëri deri sa vdekja të na ndajë”.

Me shumë, shumë dashuri,

Th. R.”

( KultPlus.com)