SHARE

 

Mëngjeseve ka me t’u dasht hija jem,
m’e fsheh prej rrezeve fytyrën e pagjumë.
Ke me lyp duar qafën me ta pshtjellë.

Një mesnatë t’mallkume tetori,
ke me puth shkronja të poezive të vjetruara.
Ka me t’mbyt malli emrin me ma thirr!

Kam me t’u dasht n’janar dorën me ta mbajt,
mos me rrëshqit n’akullin e vetmisë.
S’kam me të than as fjalë faqet me t’i ngroh!

Kam me t’u dasht me i prit dallëndyshet,
kur pranvera lufton me dimrin e vonë.
Mik ke me pasë veç diellin.

Kam me t’u dasht ditëlindjet me t’i numëru!
Ka me t’mungu prekja jem n’terr,
s’kam me mujt me t’njoftë as n’dritë!

M.R.