SHARE

Nga dashuria e parë
Gjithçka qe shuar shpejt.
Prej kohësh qenë dashur
Dhe qenë ndarë krejt.

Ai i vetëm mbante
Plot brenga në kraharor
Ajo me tjetër ndante
Gëzim’ e vet rinor.

Po ja, se ku papritur,
Kjo vjeshtë i bashkoi,
Kur digjej perëndimi,
Si jeta që u shkoi.

Në pyll, mes degë pishash,
Hyn dielli q’u përflak.
Ai mendon. Ç’u vyshk!
Ajo mendon: Ç’u mplak!

Ai s’i thosh dot – “Juve”
Ajo s’i thosh dot – “Ti”,
Të fundmit lule vjeshte
Këputnin tok tani

Do deshin fort të theshin
Plot gjëra përsëri
Dhe përsëri të qeshnin.
Po s’mundnin kurrsesi.

Asaj i dridhej zemra,
Atij i therrte fort…
Të heshtur krejt u ndanë,
Kurrgjë s’kujtuan dot…

Konstantin Mikhailovich Fofanov