SHARE

Ndërmend sjell e dashur gjithmonë
Shkëlqimin e flokëve të tua.
Erdh koha që neve u ndamë;
E rëndë ka qenë për mua.

Kujtoj atë mbrëmje vjeshtore
E zhurma gjethesh të thatë,
Le të ishin të shkurtëra ditët,
Se hëna na ndrinte më gjatë.

Mbaj mend si më the ti një mbrëmje:
“Do shkojnë te kaltërtat vjete
Dhe ti do t’më harrosh, i dashur
Do shkosh kushedi me një tjetër.”

Dhe sot dega e mbushur me lule
Për ty ç’më kujtoı prap mua.
Sa ëmbël me lule mbulova
Dikur kaçurrelat e tua.

Dhe zemra ty pa të braktisur
Një tjetër duke dashuruar,
Porsi një rrëfenjë të dashur
Gjıthmon’ të kujton pa pushuar.

-Sergej Aleksandrovič Esenin-