SHARE
  1. Kush që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku

  1. Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke
  1. Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras
  1. Zot është ai i cili përpiqet. – Maxim Gorky
  1. Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole
  1. Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe
  1. Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë… – Oscar Wilde
  1. Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte
  1. Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri
  1. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen
  1. Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje, se sa pa punë. – Lucius Annaeus Seneca
  1. Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci
  1. Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar. – Volfang Gëte
  1. Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij. – Thënie Indiane
  1. Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle
  1. Mos u lut, po puno! – Thënie Japoneze
  1. Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze
  1. Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë. – Leonardo Da Vinci
  1. Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar. Ai që nuk punon, nuk ka atdhe. – Berthold Auerbach
  1. Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës. – Thënie Taxhike
  1. Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt. – Thënie Ruse
  1. Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk. – Thënie Kineze
  1. Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta. – Thënie Kineze
  1. Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau
  1. Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor. Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme. – Leo Tolstoy
  1. Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi
  1. Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludwig van Beethoven
  1. Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur flokët. – J. Strevc
  1. Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky
  1. Puna këmbëngulëse mund çdo gjë. – Virgjili
  1. Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri
  1. Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau
  1. Qeni që nuk bën gjë, është plot me pleshta. – Thënie Spanjolle
  1. Qetësia mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon. – Kornero
  1. Rrojmë me punë dhe jo me vite. – Michelangelo
  1. Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna/kultplus.com