SHARE

“Grekët kanë një armë të frikshme: pabesinë.”

“Drejtësia i takon fushës së ëndrrave; vetëm forca mbisundon.”

“Një shkrimtar duhet gjykuar më shumë nga cilësia se sa nga sasia.”

“Ka mënyra të ndryshme për t’i shërbyer një vendi dhe gjithkush i shërben në mënyrën që i përshtatet më mirë karakterit të tij.”

“Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari.”

“Më mirë të jesh një i egër i ndershëm, se sa një i qytetëruar i poshtër.”

“Të gjitha vendet kanë tradhtarët e tyre të ndyrë.”

“Është krim të trazosh lumturinë e budallait.”

“Urrejtja partiake shpesh merr përparësi ndaj instinktit kombëtar.”

“Frika të bën të thuash broçkulla.”

“Frikacaku i ka tërë karakteristikat, dhe kryesisht këtë: hakmerret ndaj përbuzjes së tjetrit nëpërmjet sharjes. I pafuqishëm, veç flet keq e shan poshtërsisht të tjerët.”

“Padurimi shoqërohet gjithnjë nga dështimi.”

“Cilësitë që zakonisht shoqërojnë pafajësinë janë natyrshmëria, mosinteresimi dhe butësia.”

“Nuk mund të pretendosh të përfitosh nga tërë dobitë e lirisë, duke ruajtur njëkohësisht tërë privilegjet e tiranisë. Për të pasur institucione të lira, duhen luftuar mendimet nëpërmjet mendimeve.”

“Dallimi në kulturë shpjegon dallimin në mendime.”

“Rinia është në sytë e injorantëve kërcënim për të ardhmen; por është edhe rrezik për të tashmen, sepse rinia është e çiltër, ndërkohë që dhe çiltërsia është armiku i natyrshëm i sharlatanëve.”

“Guximi i tepruar shkon gjer në krim.”

“Mendimi i lirë nuk i nënshtrohet asnjë sektarizmi; pasioni antifetar, më shumë nga ateizëm, nuk është veçse një devotshmëri zvetënuese. Ateizmi është asnjanësia.”

“Zotërimi i shumë gjuhëve është për një të njeri të shkretë një armë e mirë dhe municion shumë i mirë… Gjuha njihet vetëm kur mund të mendohet nëpërmjet saj.”

“Moda, sot, është drejt artificiales.”

Faik Konica