SHARE

Të ka ndodhur ndonjëherë pa dashje të thyesh diçka?

Ndoshta e ke dashur shumë,ose ke pasur lidhje sentimentale me të.Por ajo diçka, tashmë u thye. I humbi vlerat që kish deri pak sekonda më parë.

-Ti ? Çfarë bëre ti  kur ajo u thye?

Mos vallë u ule të mbledhësh copat e thyera një e nga një. Në çdo cop të mbledhur me dashuri, ka më shumë se ato që mendon apo të kujtohet.

Ato copëza pa jetë kanë jetë, dhe nëse ti si zotërues dashamirës i tyre i mbledh. Dhe me të njëjtën dashuri i përkëdhel, fillon ti ngjitësh që të mos i humbësh. Sepse dashuria për të është më e madhe, se ideja që tashmë ajo është e thyer. Sepse ti e do ashtu të ngjitur, edhe përse nuk është si më parë.

Copëza të vogla të pallogaritëshme humbën kur ajo u thye. Por janë ato copëza që bëjnë diferencën me atë, që ishte pak sekonda më parë. Ajo nuk do të jetë më ashtu si ishte e njëjtë, do ketë disa deformime, ndoshta të vogla, disa shjënja që vetëm një sy i vëmendshëm i vë re.  Por ti e do, me ato shënja, me ato deformime, sepse është jotja, edhe pse e ngjitur. .

Ah !

Se tani u kujtova. .

– Mos vallë je nga ata,që nuk duan të dinë sa ëndërra sa dëshira kishte atje, në ato copëza pa jetë.

Që nuk kanë më vlerë pèr ty, dhe ti thjesht merr fshesën ti mbledhësh për ti hedhur më mbas në mbeturinat e tua. .

Nuk e di i ke bërë ndonjëherë pyetje vetes, nëse do të ishe ti ajo diçka e thyer. ..

Dhe nuk i mblidhnin copat e tua të thyera, ti ngjisin një e nga një, me dashuri, me durim, për orë të tëra, të të jepnin nëse jo plotësisht, por aq sa mundnin, formën tënde të mëparshme. Por do t’i hidhnin në mbeturina, si diçka që nuk ka më vlera…

Do të doja të dinë cilën nga këto dy kategori  njerëzish hyn. .?

Tek ata që do të ngjisnin copëzat me dashuri? Apo tek ata të cilët i flakin në mbeturina ato, copëza jete me vlerë, por të pavlerësuar. ..

Kush je si përfundim ?

Apo je diçka e thyer ti vetë  e ringjitur, që ruan brënda vetes gjithçka , të thyer të humbur?

Kush je?

Autore: Silvana Dhori Xhelaj