SHARE

Le të ketë hapësirë në bashkësinë tuaj,
e fryma hyjnore le të vallëzojë mes jush.
Duajeni njëri tjetrin, e mos bëni lidhje dashurie,
Le të bëhet ajo një det lëvizës, mes
brigjeve të shpirtave tuaja.

Mbushni kupat njëri tjetrit, e mos
pini prej kupës së njëjtë.
Jipni njëri tjetrit prej bukës suaj,
e mos hani prej copës së njëjtë.

Këndoni e vallëzoni së bashku dhe dëfrehuni
e lejoni që secili të mbetet vetë.
Madje dhe anët e lahutës janë vetëm,
ndonëse fërfëllojnë me muzikë të njëjtë.

Dhuroni zemrat tuaja, e mos i lini pranë njëra tjetrës nën roje.
Se, vetëm lumi i jetës mund t’i kënaqë zemrat tuaja.
Qëndroni së bashku, e prap se prap jo aq së bashku.
Edhe shtyllat e tempullit qëndrojnë të ndara
e ahu dhe selvia nuk rriten nën hijen e njëri tjetrit.

Khalil Gibran