SHARE

“….ti dritëz e vogël, ti vegim i një zane, ti fytyrë që ushtron një pushtet të çuditshëm mbi mua, këtu mbi këtë planet, ku ka me qindra e mijëra fytyra të tjera, më të mira, më të bukura, më të mençura, më të çiltra, më besnike e më të afrueshme– o ti rastësi që mu ngatërrove një natë nëpër këmbë atje në rrugë e që hyre në jetën time, ti ndjenje e përplasur brigjeve, pa mendim, por robëruese dhe që rrëshqite nën lëkurën time në natë gjumi, ti, që s’di përmua pothuajse asgjë tjetër përvec asaj që të rezistova, dhe që prandaj mu hodhe ndër krahë, deri sa nuk të rezitova më, ti, që deshe të vazhdoje pastaj rrugën tënde të mërgoheshe prej meje-të përshëndes, të përshëndes!

Ja tek po qëndroj këtu dhe s’ma merr mendja se do të qëndroj edhe një herë tjetër kështu. Shiu më depërton nën këmishë dhe është më i ngrohtë e më i ftohtë e më i butë se duart e tua dhe lëkura jote. Po qëndroj këtu i mjerë dhe me kthetrat e xhelozisë në bark, duke të të kërkuar, duke të të përbuzur, admiruar e adhuruar, sepse ke hedhur rrufenë që ndezi, rrufenë që dremit në cdo gji, shkëndijen e jetës, zjarrin e zi…”