SHARE

Shiko pra!!

Unë jam. Jam ajo që nuk dua të jem, sepse jeta do vetëm fitimtarë, nuk i fal dështakët.

Që i them vetes :

-Po mund.

Dhe sa herë që mund, aq të pamundura bëheshin. Dhe unë prapë mundja…

Sa herë u gjunjëzova por nuk u rrëzova, prapë u ngrita..Duhej të ngrihesha me shpejtësi të dyfishtë nga rënia. Dhe sa herë ngrihesha më tepër pengesa..

Jepi vazhdo të ngrihesh se mund..

Sa lotë gëlltiti çdo ngritje, me një buzëqeshje??

E njëjta buzëqeshje u mbytë  në lotë….??

Kujdes!!!

Kjo botë përpiqet të më shtypi nën thundrat e saj…

Dhe kjo botë zvogëlohet nën durimin tim, që nuk më lë ,vetëm…

Vetëm diçka :

– Kam dhe ëndrra, nuk lejoj askënd të më zgjoj, të më ndaj me to.

Janë të miat..

Më shiko jam mes tyre nuk humb…

Por nëse humb mos më kërko, ky është labirinti im..

Që vetëm unë e njoh….

Silvana Dhori Xhelaj