SHARE

“Unë urreja te humanizmi një lloj mënyre që ka njeriu për të adhuruar veten. Pikërisht këtë gjë duhej të nxirrte në pah Autodidakti te Neveria. Atë humanizëm unë as e kam pranuar e as e pranoj. Mbase i kam rënë shumë shkurt.

Them që, kur njeriu të ekzistojë përnjëmend e plotësisht, marrëdhëniet e tij me të ngjashmen e vet si dhe mënyra e të qenurit me anë të vetvetes, mund të bëhen objekt i asaj që mund të quhet humanizëm, domethënë thjesht, do të jetë mënyra e të qenurit të njeriut, raporti i tij me të afërmin dhe mënyra e të qenurit në vetvete.

Mirëpo, ne nuk kemi mbërritur aty, jemi, nëse do ta quash kështu, nën-njerëz, domethënë qenie që nuk kanë mbërritur te një qëllim, që mbase nuk do të mbërrijnë kurrë, por që shkojnë drejt tij. Në atë çast, çfarë domethënie mund të ketë humanizmi … ?

Në thelb, do të mbetet morali i raportit me tjetrin. Pikërisht kjo temë morale do të mbetet, kur njeriu të jetë përnjëmend. Pra, një temë e këtij lloji mund ti lërë vend një pohimi humanist.”

Shkëputur nga: Jean-Paul SARTRE – Benny LWVY, Shpresa, tani (Biseda të1980-ës), Botimet VERDIER, 1991.