SHARE

Eja, oh vetja ime
ti që ike që shumë vite nga unë
m’u rikthe!

Rikthehu tek shpirti e mendja
mos humb gjurmë
mungesa jote, çdo ditë më sëmurë!

M’u rikthe e dashur
nuk do të t’mundoj e të grushtoj
rikthe besimin tek unë.

Une nuk të vrava
thjesht… të përplasa mllefin
mos u anko: gjallë ke trupin!

Rikthehu furishëm, e mos lejo
që gjuha të t’fajsoj, e dora të t’plagoj
Kundërvihmu: mua- vetvetës!

Dhe gojën prej ulkonjeje mbyllma
mendjen dhe shpirtin t’mi mbuloj paqja
Rigjej tek unë: ekzistencën esenciale!

Nën ferrin e përditshëm, t’lulëzon parajsa…
Vetvete, të gjetsha, e gjithmonë t’paçsha .
Në të kundërtën në djall vafsha!

Miranda Dobraj