SHARE

Shikoj më mirë kur syt’e mi flenë,
Se kur flenë, fillojnë ëndërrojnë,
Ditën ç’të shohin, veç gjëra pa vlerë;
Dhe në mes territ, veç ty të shikojnë.

Kur hija jote, hijet ndriçon në terr,
Kur çfaqet në diell dhe është ditë,
Të mendosh valklë, ç’trajta hynore merr
Kur symbyllur shikoj që ti kaq fort shndrit?

Të lumtur do m’ishin sytë, plot jetë,
Jo veç netëve hije, duke fjetur,
Të mundnin të shihnin të vërtetë
Jo në gjumë të thellë dhe sy vdekur!

Dita m’bëhet natë për të të parë,
Nata dritë kur ëndra të sjell pranë.