SHARE

Ti mos e mbyll, nёnё, derёn,
Dritaren mos e mbyll.
Vёr veshin! Dёgjo erёn e vjeshtёs
tek tund drurёt nё pyll.

Ja, si kjo erё nё mesnatё
Do vij nё endrrat e tua,
Ti kokёn do ta ngresh ngadalё:
-S’tё le pa tё shikuar…

E di, ti mbrёmjeve e gdhin,
shqetёsohesh, unё e di.
Mbi flokё karficё e hёnёs ndrin,
S’tё lё ty nё vetmi.

Ti rri mendon: dimri u zgjua,
djali a vishet trashë?….
Dhe pёr tё mijtёn herё thua:
-T’i isha djalit pranё!

Ti mos e mbyll, o nёnё derёn,
dritaren mos ma mbyll.
Do vij gjithmonё njё cast me erёn,
Sa tё tё puth ty….