SHARE

U thye vera,vjeshta erdhi sërish
netëve të heshtura.
Ëndrrat nuk do kenë jetë,
do të jenë copeza te mbetura
nga një fustan..

Tani,
në këtë mbrëmje të ftohtë shiu ,
yjet fshehur rrinë.
Rikthehen ëndrrat si film pa zë
përveç meje ..
Eci pareshtur mes mosthëniesh
mes frazash të lëna në mes.
Në cilën ëndërr?
Në ç’mendim je fshehur vallë??
nuk po të gjej..
Retë vrapojnë në muzgun e tyre
unë në timin muzg.
Mundohesh ti vjeshtë,
por vrazhdënë e mendimeve,
dot nuk zbut.

Shiu mbas pak do të pushojë
do të pushojë dhe trokitja mbi xham.
bashkë me mendimet
Të turbullta janë ato, netëve të vjeshtës
si retë në qiell, fshehur pas mjegullës..
Silvana Dhori Xhelaj